Lajme

Shpërthime të forta tronditin kryeqytetin ukrainas, dy të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 14 March 2022

Disa shpërthime të forta dhe sërish tragjike u dëgjuan në të gjithë Kyivin mëngjesin e sotëm, përcjell Gazeta Express.

Të paktën dy persona vdiqën dhe tre u shtruan në spital pasi një ndërtesë banimi në një periferi të kryeqytetit u godit nga bombardimet të hënën në mëngjes, thanë shërbimet e urgjencës të Ukrainës sot.

15 persona u shpëtuan dhe 63 u evakuuan pasi një predhë goditi katin e nëntë të një ndërtese banimi në lagjen Obolon, një periferi veriore e Kyivit.

-Advertisement-

Nga qendra e Kyivit mund të shihej tymi që shkonte drejt qiellit.

Disa pamje të publikuara nga media ukrainase NEXTA TV tregojnë fabrikën e industrisë së aviacionit Antonov që është përfshirë në flakë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera