Sport

Shpërthen tifozi i Dinamos: Ademin e mbajtëm dy vjet, tani nuk pranon ulje page

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 27 March 2020

Trajneri dhe futbollistët e Dinamo Zagrebit kanë refuzuar propozim e drejtuesve të klubit që t’i ulin pagën në këtë kohë krize, kur futbolli është i pezulluar dhe kriza financiare duket e madhe.

Trajneri i Dinamos dhe futbollistëve refuzuan këtë propozim, derisa tifozët kanë shprehur mllefin tek ta e me theks të veçantë te Arijan Ademi që edhe është kapiten i skuadrës.

Ademi për dy vjet ishte i pezulluar nga futbolli pasi dënimit nga UEFA për përdorin të dopingit dhe ky ka qenë arsyeja që tifozët ta kritikojnë atë duke i thënë se Dinamo e mbajti gjallë duke e paguar për 2 vjet edhe pse nuk luajti fare.

-Advertisement-

“Është e pabesueshme që Ademi nuk pranon. Dinamo e mbajti atë me pagë ndërsa ai ishte i pezulluar për dy vjet. Ata e sollën atë përsëri në jetë dhe kjo tash nuk është pritur nga ai”, ka shkruar një tifozë i Dinamos.

“Pagat e tyre janë të mëdha në krahasim me një person mesatar. Dikush nuk ka para as për ilaçe në këtë kohë, ndërsa këta refuzojë. Epo fundi i botës nuk është ndryshe”, ka shkruar një tjetër kroat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera