Sport

Shpërthen Mourinho: UEFA e ndyrë! Na u bë padrejtësi

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 01 June 2023

Jose Mourinho përjetoi disfatën e parë në një finale europiane. Roma e tij u mposht në Budapest nga Sevilla nga penalltitë, dhe mes shumë pengjeve që lidhen me gjykimin e një dueli që dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë.

Goditjet nga pika e bardhë u buzëqeshën spanjollëve, njëkohësisht rekormenët e Europa League me 7 suksese. “Arbitri dukej spanjoll. Lamela duhej ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë që ai ishte një nga goditësit e penalltive”, deklaroi Mourinho për Sky pas ndeshjes.

Fjalë pa filtra, ndërkohë që trajneri portugez u shfaq i tërbuar më vonë në parkingun e stadiumit. Kundrejt arbitrit anglez Anthony Tyler dhe ndihmësve të tij. Të cilëve iu drejtua me këto fjalë.

-Advertisement-

”Ky është një turp i madh, padrejtësi! Edhe Rosetti e pranoi se nuk ishte penallti, ndërkohë që ti nuk pate guximin (duke iu referuar penalltisë së dhënë për Sevilla. Më pas e hequr nga shikimi i pamjeve në VAR).

Shkofsh në djall! UEFA e ndyrë, UEFA e ndyrë”, shpërtheu trajneri portugez i Romës. Video e zemërimit të tij është kthyer virale dhe Mourinho rrezikon një dënim nga qeveria europiane e futbollit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera