Lajme

Shpërthen goma e avionit, dy të vdẹkur në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 27 August 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Atlantës në SHBA, ku dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Punëtorët në aeroport ishin duke kryer disa rregullime në një avion Boeing 757, të cilit i shpërtheu njëra prej gomave,.

Kelley Collier, kreu i departamentit të policisë së Atlantës, ka konfirmuar ngjarjen, ndërsa ka thënë se policia dhe ekipet mjekësore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por dy punëtorët kishin ndërruar jetë. Sipas tij, i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.

-Advertisement-

Avioni i përket kompanisë “Delta Air Lines”, ndërsa mbërriti në Atlanta nga Las Vegasi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera