Shpërthen amoniaku në një hotel në Shëngjin, 20 turistë nga Kosova marrin trajtim mjekësor

Autori: Gazeta inFokus
15:16 | 20 July 2023
Rreth njëzet turistë nga Kosova, të cilët ishin vendosur në Hotel Frojd në Shëngjin, kanë kërkuar sot trajtim mjekësor në Lezhë, pasi që në hotelin ku ata ishin vendosur, ka shpërthyer amoniaku.
Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit në Hotel Frojd në Shëngjin ka shpërthyer amoniaku brenda në hotel dhe për pasojë rreth 20 persona, në mesin e tyre dhe fëmijë, kanë marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Lezhës.
“Në këtë Hotel në orët e hershme të mëngjesit, ka shpërthyer amoniaku brenda Hotelit, ku 15-20 persona kanë marrë trajtim mjekësor në emergjencën e Lezhës. Gjendja shëndetësore e tyre ka qenë shumë e rëndë, me plogështi e humbje ndjenjash. Aty ka pasur edhe fëmijë të vegjël, të cilët kanë qenë në një gjendje të tillë”, tha ai.
Sipas po këtij burimi pacientëve të cilët morën trajtim, nuk i është lëshuar raport mjekësor dhe se të gjithë ata janë shprehur të gatshëm për një padi lidhur me këtë ngjarje me pasoja të rënda.
“ Është shqetësues fakti qe Reparti i Emergjencës nuk iu ka leshuar raport mjekësor pacientëve, pasi që të gjithë kanë shprehur gatishmëri për padi, ndaj kësaj ngjarje që ka mundur të ketë pasoja për jetën”, ka thënë ai.
Ndërsa ka treguar se gjendja e turistëve që kërkuan ndihmë mjekësore është stabile dhe se pas marrjes së infuzioneve ata vazhdojnë të jenë të lodhur.

Të tjera
-
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretish...
-
Kraki: Nuk i kemi numrat për konstituimin e Kuvendit, për qeveri po
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të ...
-
Policia: Dëme të mëdha nga zja*rri në zonën industriale të Prishtinës, qytetarët të shmangin zonën
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale ...
-
60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës
Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhi...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se një bisedë private dhe të sinq...
-
Digjen depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, nuk dihet ende për të lënduar
Një zjarr i madh ka shpërthyer në depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, ku flakët k...
-
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ...
-
Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se në takim me pres...
-
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot...
-
Kriza energjetike, KEK pezullon tenderin 137 milionësh për rehabilitimin e “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka pezulluar tenderin për rehabilitimin dhe m...
-
Eugen Cakolli nga KDI: Retorika për ndikimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, më shumë i ndihmon Prokurorisë sesa debatit në Kosovë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar zhvillime...
-
Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: President...