Shpërndanin ushqime në këmbim të votave, arrestohen 3 punonjësit e bashkisë Shkodër
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/05/11.webp)
Autori: Gazeta inFokus
09:54 | 13 May 2023
U kapën në flagrancë duke transportuar me furgon, 50 qese me ushqime, për t’i shpërndarë te qytetarët, për përfitime elektorale, vihen në pranga 3 shtetas (punonjës të Bashkisë Shkodër).
Të arrestuarit, Drejtori i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër; Tekniku i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër dhe Specialisti i Financës në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër.
Shpallet në kërkim porositësi i pakove ushqimore, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, Bashkia Shkodër.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 50 qeset me ushqime, si dhe automjeti me të cilin transportoheshin ato.
Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shkodrës, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për rastin e evidentuar mesditën e djeshme, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, ku shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative, si dhe si rezultat i kontrolleve të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, 3 punonjës të Bashkisë Shkodër, të cilët transportonin me një furgon, 50 pako me ushqime.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
-E. I., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër;
-P. D., 49 vjeç, me detyrë Teknik i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër;
-M. V., 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër.
Gjithashtu, nga veprimet e thelluara hetimore në lidhje me këtë rast, u bë i mundur konstatimi i shtetasit që kishte porositur qeset me ushqime, konkretisht shtetasi A. B., 33 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, Bashkia Shkodër, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/gatuaj-shqip1.jpg)
Të tjera
-
Begaj: Procesi i zgjerimit i BE-së, jetik për Ballkanin Perëndimor
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, flet në intervistë me Deutsche Welle n...
-
Gruaja sulmőn burrin me copë xhami në Kaçanik, ai dërgohet në spital
Një grua në Kaçanik ka sulmuar një burrë me copë të xhamit e sipas policisë k...
-
I dyshuari që shpërndante drὁgẻ në Prizren, vetaksidentohet duke ikur nga policia
Një burrë teksa ishte duke ikur nga policia nën dyshimin për shpërndarje të s...
-
Akademia “Rafa Nadal” vjen në Shqipëri, spanjolli falënderon shqiptarët për besimin
Në një takim të përzemërt mes Rafa Nadal dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama,...
-
Lajçak takon ministrin e jashtëm të Serbisë, ja për çfarë do të diskutojnë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak gja...
-
Rohde për masat ndaj Kosovës: Tash është në dorën e shteteve anëtare
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se masat e Bashkimit ...
-
Gjykata serbe vendos ekstradimin e gazetarit Andrey Gnyot në Bjellorusi
Një gjykatë serbe e apelit nuk duhet të dorëzohet ndaj një kërkese nga autori...
-
Sonte në orën 22:50, fillon vera
Vera e vitit 2024 fillon sot në orën 22:50. Sot është dita më e gjatë e v...
-
Të shtëna me ạrmë në Hajvali, nuk raportohet për të lënduar
Në Hajvali gjatë mbrëmjes të së mërkurës, është raportuar për të shtëna afër ...
-
Rrahu gruan me shkop druri, arrestohet burri në Deçan
Një burrë është arrestuar në Deçan pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka...
-
Investimet e huaja në Kosovë: Gjermania vazhdon të jetë vendi kryesor
Drejtori i Këshillit të investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani në RTV21 sa i ...
-
Serbët e shqiptarët bashkë, mbështesin hapjen e urës së Ibrit
Hapja e urës së Ibrit prej ditësh është bërë sërish temë qendrore në Kosovë, ...