Shpend Maxhuni priti në takim Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë Mehmet Akarca (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 04 October 2017
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, së bashku me Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi, kanë pritur në takim zyrtar Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë z. Mehmet Akarca, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në RKS Kivicilim Kiliç.
Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, Shpend Maxhuni fillimisht i dëshiroi mirëseardhje Akarca dhe njëkohësisht e falënderoi atë për vizitën e tij në Policinë e Kosovës.
Gjatë takimit, nga Drejtori Maxhuni të pranishmit u njoftuan mbi angazhimet, aktivitetet dhe rezultatet e arritura përmes realizimit të objektivave strategjike të Policisë së Kosovës, që dalin nga plani zhvillimor strategjik i Policisë.
Drejtori Maxhuni po ashtu i njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të bashkëpunojë ngushtë me organizatat policore me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe parandalimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ndërsa Prokurori i Turqisë Akarca falënderoi Maxhuni për pritjen e ngrohtë dhe njëkohësisht vlerësoi lart punën e Policisë së Kosovës në përgjithësi, e në veçanti në bashkëpunimin e deritanishëm të treguar me autoritetet turke.
Delegacioni i Turqisë konfirmoi mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer për Policinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj, me qëllim të ngritjes profesionale dhe avancimit të mëtejme në fusha të ndryshme.
Gjatë takimit të dy palët u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, bashkëpunim ky i cili është në interes të përbashkët.
Të tjera
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...
-
PDK hapë zyrtarisht fushatën nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë
Partia Demokratike e Kosovës hapë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet e Përgjit...
-
Thyhet kutia e emergjencës në BBVA, ja çka shkruhet në të
Kutia e tretë e emergjencës është thyer në shtëpinë e Big Brother Albania VIP...