Lajme

Shpend Ahmeti komenton Planin Evropian: Po dojnë me ia hek “kartën e Kosovës” Putinit

Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 01 March 2023

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar marrëveshjen për Planin Evropian ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ahmeti në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk ishin palë në tavolinë të dialogut, por në fakt ishin “në menu”.

“Amerikanët e kanë një fjalë, nëse nuk je i ulur në tavolinë, atëherë je në menu”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ahmeti thotë se dialogu po zhvillohet për të gjetur një zgjidhje për të evituar mundësinë që Rusia të përdorë marrëdhëniet Kosovë-Serbi si arsye për një aneksim të territorit të Ukrainës në momentin kur do të ketë negociata.

“Ukraina dhe Rusia eventualisht do të ulen në tavolinë dhe do të merren vesh pasi që nuk munden të mbyten pafundësisht ndërmjet veti. Ata kanë me u ulë në tavolinë dhe Putini do të thotë nëse ka ndodhë kjo në Kosovë, mund të ndodhë edhe në një vend tjetër. Këta po donë t’ia hekin atë kartë Putinit”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera