Fokus

Shpejtim Bulliqi i jep 30 mijë euro më shumë kompanisë për rregullimin e trotuareve?

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 01 May 2024

Hiq më pak se 30 mijë euro më shumë i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi duket se i ka dhënë një kompanie për ndërtim të trotuareve në këtë qytet.

Derisa vlera e parashikuar e kontratës ishte 170 mijë euro, kompania fituese në tenderin e hapur është shpallur “NNT BINI SH.P.K”, të cilës nga komuna iu dhanë 199 mijë e 989 euro.

-Advertisement-

Pra konkretisht 29 mijë e 989 euro më shumë mori kjo kompani me pronar Afrim Hajdarin, nga aq sa kishte ofruar fillimsht prokurimi i komunës së Podujevës.

Kjo kompani ka vetëm 3 punëtorë, kjo sipas deklarimit tek “Bizneset e Hapura” ku duket të ketë status aktiv, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas këtyre informacaioneve “NNT BINI SH.P.K operon që nga viti 2019./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera