Fun & Video

Shpallet gabimisht e vdekur, gati të varrosej e gjallë

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 27 April 2017

Dy oficerë policie kanë parandaluar varrosjen për së gjalli të në gruaje në Francë, pasi ajo u shpall gabimisht e vdekur nga një doktor.

49-vjeçarja, banore e Parisit, është rrëzuar gjatë një sulmi në zemër në shtëpinë e saj, transmeton portali arbresh.info.

Pasi shërbimi emergjent shkoi në vendin e ngjarjes, një mjek thuhet ta ketë deklaruar zyrtarisht të vdekur atë, sepse nuk gjeti shenja jete tek viktima.

-Advertisement-

Megjithatë, nëna tani është e gjallë falë dy policëve dhe intervenimit hyjnor, pas gabimit të tmerrshëm të mjekut.

Efektivët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, thuhet të kenë ngritur çarçafin për të parë “kufomën” kur kanë vërejtur “lëvizjet” në barkun e gruas si dhe pulsin.

Gruaja u transferua shpejt për trajtim në një spital lokal ku ajo mbetet nën vëzhgim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera