Shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mal të Zi
Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 17 March 2023
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç shpalli të premten, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për më 11 qershor të këtij viti.
Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanoviç, duke iu referuar kushtetutës, nxori një dekret për shpërndarjen e parlamentit.
Zoti Gjukanoviç e mori vendimin pasi shumica e tanishme parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re apo të rindërtonte qeverinë ekzistuese të Dritan Abazoviçit, e cila humbi votëbesimin në gusht të vitit të kaluar.
Zoti Gjukanoviç tha në konferencën për shtyp se “të gjithë janë të vetëdijshëm për krizën e thellë të shkaktuar nga papërgjegjësia e mazhorancës aktuale politike”.
Shumica parlamentare përbëhet nga Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare, të cilat në zgjedhjet e gushtit 2020 e dërguan Partinë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviçit në opozitë pas më shumë se tre dekadash në pushtet.
Duke iu përgjigjur vendimit të zotit Gjukanoviç për shpërndarjen e parlamentit, deputetët e shumicës parlamentare kanë paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për kushtetutshmërinë e këtij vendimi.
Deri atëherë ata kërkojnë që Gjykata të urdhërojë pezullimin e të gjitha veprimeve që rrjedhin nga dekreti i shpërbërjes.
Shumica parlamentare vlerësoi se dekreti i Gjukanoviçit përfaqësonte “një formë të arbitraritetit klasik individual”.
Edhe kryeministri Dritan Abazoviç, qeveria e cilit nuk mori votëbesiminnë gusht, beson se vendimi i Gjukanoviçit është jokushtetues.
“U bëj thirrje deputetëve që ta marrin në dorë çështjen e shkurtimit të mandatit të tyre”, tha Abazoviç në konferencën e sotme për media dhe i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që të reagojë.
Të dyja vendimet janë marrë nga zoti Gjukanoviç dy ditë para zgjedhjeve presidenciale të së dielës me 19 mars, në të cilat ai është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve.
Pas votës së mosbesimit ndaj qeverisë së zotit Abazoviç, Fronti Demokratik, partia më e madhe e koalicionit qeverisës, e cila njihet për qëndrimet e saj pro-ruse dhe pro-serbe, propozoi për kryeministër kandidatin e saj, Miograd Lekiç. Presidenti Gjukanoviç e kundërshtoi këtë kandidaturë dhe propozoi zgjedhje të reja.
Kjo nxiti parlamentin të ndryshonte Ligjin për Presidentin, duke i hequr atij disa kompetenca, për të bërë të mundur zgjedhjen e kryeministrit nga parlamenti, pa patur nevojë për miratim nga presidenti. Komisioni i Venecias, e kritikoi ligjin si në shkelje të Kushtetutës.
Faktori ndërkombëtar në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin për krizën e zgjatur politike në vend, bllokimin e institucioneve, polarizimin në rritje të shoqërisë dhe pamundësinë e autoriteteve për të gjetur një rrugëdalje nga kriza.
Të tjera
-
Tërnava uron myslimanët për festën e Kurban Bajramit
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka dhën...
-
Rama has në Xhavit Halitin derisa promovon një biznes, me shaka e quan “kriminel lufte që s’është kapur akoma”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njihet për humorin dhe sjelljet e tij në...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit nënoficerit të FSK-së, Muhamet Beqirit
Sot do të varroset në fshatin Talinoc i Muhaxherëve të Ferizajt, nënoficeri i...
-
“Ne jemi një”, Duka: Grupi forca jonë, Shqipëria gati për Europianin
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta d...
-
Plani i paqes i Putinit ‘jo serioz’, thotë Scholz përpara samitit të Ukrainës në Zvicër
Udhëheqësit e G7-ës nuk diskutuan propozimet e Vladimir Putin për paqen në Uk...
-
“Agim, ti më mungon në këto momente”, në ditën e çlirimit të Gjilanit Shukrie Ramadani kujton bashkëshortin e saj
Janë bërë 25 vite kur vendi ynë i dha fund ëndrrës për liri. E gjatë luftës n...
-
Kurti pret në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF, bisedohet për avancimin e Kosovës në këtë organizatë
Bashkëpunimi sa vjen e bëhet më i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Forumit Ekonom...
-
“Në një pusetë kanalizimi e një shtëpi të pabanuar” – Këto ishin lokacionet ku u gjet armatimi në veri
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me armatimin që u gjet dje në veri, ...
-
Afro 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës për 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 915 gjoba trafik...
-
Kurti merr pjesë në përurimin e Shtegut të Lirisë “Pashtriku”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e Shtegut të Lir...
-
Stoltenberg: Rusia ka rritur armiqësinë ndaj anëtarëve të NATO-s
Pas një samiti dy-ditor të sigurisë në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NA...
-
Haradinaj: Gjakova e dhimbjeve të mëdha sot festoi ditën e çlirimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ...