Sport

Shpallen fituesit e Këpucës së Artë dhe Dorezës së Artë

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 15 July 2018

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, e ka fituar Këpucën e Artë pasi e ka mbyllur Kupën e Botës si golashënuesi më i mirë.

Ndërkohë, portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois, e ka marrë çmimin Doreza e Artë si portieri më i mirë.

Kane është anglezi i dytë që shpallet golashënuesi më i mirë në një Kupë Bote, pas Gary Lineker, i cili i shënoi gjashtë gola në Botërorin 1986.

Mbappe dhe Griezmann, të cilët shënuan në fitoren e Francës 402 ndaj Kroacisë, e mbyllen kampionatin me nga katër gola secili, dy më pak se Kane që kishte gjashtë.

-Advertisement-

Denis Cheryshev i Rusisë, Cristiano Ronaldo i Portugalisë dhe Romelu Lukaku i Belgjikës përfunduan me nga katër gola, po ashtu.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera