Shoqata e Prokurorëve të Kosovës paditë qeverinë Kurti

Autori: Gazeta inFokus
12:21 | 02 December 2022
Shoqata e Prokurorëve ka paditur qeverinë e Kosovës ku ka kërkuar anulimin e vendimit për kthimin e pagave siç ishin para rritjes ose të shtyhet ekzekutimi i këtij vendimit.
Këtë e kanë bërë të ditur nga Gjykata themelore në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, me datën 29.11.2022, ka pranuar padinë me nr. 2767/2022 ku Paditëse është Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, ndërsa e paditur është Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit në Prishtinë, me të cilën ka kërkuar anulimin e vendimit me numër 03/109 i datës 23.11.2022, i nxjerr nga e paditura, Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, me kërkesë që të caktohet masa e përkohshme ndaj të paditurës, përkatësisht të shtyhet ekzekutimi i vendimit të të njëjtit, deri në përfundimin meritor të kësaj çështje në konfliktin administrativ”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Gjykata po ashtu ka njoftuar se ekzekutimi i këtij vendimi të ligjit për pagat në fushën e drejtsisë nuk mund të hyjë në fuqi deri në kryerjen e këtij procesi gjyqësor, duke i dhënë qeverisë ët drejtën për ankesë.
“Gjykata me datën 02.12.2022, ka marr aktvendim me të cilin ka aprovuar propozimin e paditëses–propozuesës, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, si të bazuar dhe ka shtyrë ekzekutimin e vendimit me numër 03/109 i datës 23.11.2022, i të paditurës, Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, derisa gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me kërkesëpadinë e paditëses. Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese’, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se qeveria e Kosovës me miratimin e ligjit për pagat, kthej pagat e sistemit të Drejtësisë në koeficientin me të cilin kanë qenë para rritjes që ishte bërë në kohën e qeverisë Haradinaj./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
ZPS’ja përmbyll paraqitjen e provave në gjyqin ndaj Thaçit e të tjerëve: Rreth 3 mijë prova materiale në shumë gjuhë
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka përmbyllur paraqitjen nga ana e sa...
-
ZRrE aprovon shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind
Në mbledhjen e sotme Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka aprovuar shtrenjt...
-
Policia po heton vde*kjen e një burri në Prizren
Policia e Kosovës është duke hetuar një rast të vdekjes që ka ndodhur mbrëmje...
-
Zhduket një person në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të personit të zhdukur në komunën ...
-
Nis mbledhja e ZRrE-së ku do të aprovohen tarifat e reja të energjisë elektrike
Ka nisur mbledhja e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ku do të b...
-
Policia konfiskon një ar*më zja*rri në Vushtrri
Policia ka konfiskuar një armë zjarri në Vushtrri. Në njoftimin e bërë thu...
-
Gjendet një mjet shpër*thyes në Gjakovë, intervenon FSK-ja
Në fshatin Smolicë të Gjakovës është gjetur një mjet i dyshimtë shpërthyes. ...
-
Kurti që dje dorëzoi “letrën e dorëheqjes” del në zyrë, thërret mbledhje të Qeverisë
Kryeministria e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot do të mba...
-
BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova
Këtë vit, Bashkimi Evropian pritet të ashpërsojë mekanizmin e pezullimit të v...
-
Sot bëhen 26 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt
Sot shënohet 26-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Koso...
-
Krasniqi: Kurti nuk dha dorëheqje, letra që e dërgoi ai s’ka kurrfarë efekti
Opinionisti Albert Krasniqi tha se Albin Kurti dje nuk dha dorëheqje, duke th...
-
Sot pritet të caktohen tarifat e reja të energjisë elektrike
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) sot pritet të vendosë për tarifat e r...