Lajme

“Shoku im, Albin” / Nait Hasani tregon si e shkarkuan nga posti i ambasadorit: Më erdhi një mesazh

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 19 April 2023

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka thënë në emisionin Pressing në T7 se shkarkimi nga pozita i kishte ardhur në një formë të papritur.

Hasani ka qenë edhe ish-deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, por që njihej për afërsinë e tij me subjektet tjera dhe edhe me VV-në. Hasani ka qenë edhe shok i burgut i kryeministri të tanishëm Albin Kurti, andaj shkarkimi i tij kishte ardhur si befasi në kohën kur VV mori pushtetin.

“Mënyra se si erdhi ishte joprotokollare. Nuk e prisja. Më dërguan disa shkresa dhe më thanë se jam i shkarkuar. Mënyra se si ishte bërë nuk ishte e drejtë. E kuptoj rolin e ambasadorit dhe e kam kryer atë punë me përpikmëri pa pasur problem se cila parti vinte në pushtet në Kosovë. I shkrova Albinit. I thashë shoku im, Albin.”, tregon Hasani.

-Advertisement-

“Megjithatë nuk mora përgjigje. Nuk vazhdova me hapa tjerë. Mjaft kemi pasur probleme dhe përplasje në skenën politike tonë. Nuk kemi nevojë për të tjera. E pranova vendimin dhe vazhdova rrugën”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera