Shkrimi i publicistit serb në Al Jazeera: Sikur Vuçiq është pajtuar me humbjen e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 04 September 2024
Publicisti serb, Nenad Kulaçin e ka shkruar një opinion në Al-Jazeera në gjuhën serbe, ku ka argumentuar se si presidenti serb, Aleksandar Vuçiq “është pajtuar me humbjen e Kosovës”.
“Nëntëdhjetë minuta pas nisjes së avionit presidencial francez francez nga pista e aeroportit Nikola Tesla në Beograd, ku po transportohej presidenti Emmanuel Macron, forcat speciale të Kosovës bastisën ato pak institucione serbe që kishin mbetur në veri të Kosovës”. Këstu e nis shkrimin e tij Kulaçin, duke përshkruar se si Vuçiqi u nis po atë ditë për në Pragë, kryeministri serb, Millosh Vuçeviq ishte mbledhur me disa persona për të kënduar këngë nacionaliste dhe se si kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiq e vazhdoi “turin e saj në programet e mëngjesit”.
“Të gjithë, në krye me Vuçiqin, sikur ishin pajtuar me faktin se Kosova ishte e humbur. E gjithë kjo ta kujton shumë riintegrimin paqësor të Sllavonisë dhe Baranjës në Kroaci në fillim të vitit 1998”, shkruan ai.
Kulaçin shkruan se si Vuçiqi “i është dorëzuar Prishtinës. Ai thotë se “me të drejtë shtrohet pyetja nëse Serbia ka ende çfarë t’i dorëzojë Kosovës”.
“Që prej ardhjes së Vuçiqit në pushtet, serbët e kanë humbur në mënyrë të njëpasnjëshme juridiksionin pjesë-pjesë dhe ia kanë dorëzuar autoriteteve në Kosovë. Së pari, me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, Beogradi ia dorëzoi Prishtinës vetëqeverisjen lokale, e cila që atëherë është zgjedhur në përputhje me ligjet e Kosovës. Në atë pako është pranuar policia e Kosovës dhe një numër i madh i serbëve e kanë pranuar atë uniformë të re. E gjithë pjesa veriore e Kosovës, duke përfshirë enklavat me shumicë serbe, hynë nën sistemin gjyqësor të Kosovës. Gjithçka që ish-presidenti i Serbisë Boris Tadiq nuk ka dashur ta pranojë, Vuçiq e ka pranuar me nënshkrimin e kryeministrit të atëhershëm Ivica Daçiq dhe mbi të gjitha – tërheqjen e strukturave paralele serbe nga Kosova”, shkruan ai.
Gazetari serb thotë se “Vuçiq arriti t’i portretizojë të gjitha këto si fitore të politikës së tij”.
Të tjera
-
Kurti: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është krenar që udhëheq vendin më demokra...
-
Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e Bedri Hamzës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë një deklaratë p...
-
Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë
Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e p...
-
Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e K...
-
Al Jazeera raporton për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se QUINT-i dhe KFOR kundërshtuan fortë
Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë merr vëmendjen e mediave ndërkomb...
-
Kurti shkon për vizitë te familja e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë familjes së të ndje...
-
Haradinaj kujton Betejën e Kaqanollit: Ishte ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht
Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin ka kërkuar që rruga e Serbisë...
-
Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, dy automjete të përfshira
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditë ndërmjet dy au...
-
Rama paralajmëron bizneset për vitin tjetër: S’ka plazhe për restorantet, shezllone për hotelet vetëm për aq sa kanë dhoma
Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kry...
-
Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave du...
-
“Shkoni hapeni Urën pa KFOR-in”: Ramadani reagon pas sulmeve që Feraj i Kurtit i bëri Haradinajt
Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve...