Lajme

Shkon të bisedojë me dhëndrin që i dhunonte vajzën, burrin e gjen belaja në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 27 November 2017

Një 52-vjeçar nga Durrësi kërkon urdhër mbrojtjeje nga dhëndri i tij, i cili së fundmi e ka dhunuar atë keqas. Sipas Policisë, shtetasi A.Sh. kishte mosmarrëveshje e konflikte me 32-vjeçarin me inicialet A.S., pasi ku i fundit ia keqtrajtonte në mënyrë të vazhdueshme të bijën.

Pikërisht për këtë shkak, ai ka shkuar te banesa e tij për të diskutuar dhe sheshuar gjendjen, por ka rënë edhe vetë pre e dhunës së të riut. Dhëndri, 32-vjeçari A.S., nuk e ka pranuar që vjehrri të shkonte për vizitë në shtëpinë e tij duke qenë se mes tyre nuk kishte komunikim të mirë dhe për këtë arsye i ka kërkuar që të largohet. Por pasi ky i fundit ka këmbëngulur se ka të drejtë të takojë vajzën e tij, mes tyre ka nisur një debat akoma edhe më i fortë, derisa 32-vjeçari e ka dhunuar fizikisht atë dhe e ka kërcënuar që të largohej menjëherë nga banesa e tij.

Pasi dhëndri e ka nxjerrë me dhunë nga shtëpia, edhe vajza e tij, për të shmangur përshkallëzimin e mosmarrëveshjes, i ka kërkuar të atit që të largohej.

-Advertisement-

Pas ngjarjes, 52-vjeçari i është drejtuar Policisë duke e kallëzuar për dhunë dhe njëkohësisht ka kërkuar urdhër mbrojtjeje. Policia e Durrësit bën me dije se ndaj 32- vjeçarit A.S., ka nisur hetim për akuzën “Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë”, dhe çështja i ka kaluar Prokurorisë Durrës, raporton “Panorama”.

“Më datë 23.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.S, 32 vjeç, pasi dyshohet se në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj shtetasit A.Sh, vjeç 52”, bën me dije Policia. Ndërsa për 52- vjeçarin, mësohet se është plotësuar kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera