Shkolla me 23 nxënës
Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 10 May 2022
Në paralelen “Zahir Pajaziti” në Brainë vijojnë mësimin gjithsej 23 nxënës.
Në paralelen e ndarë të shkollës “Zahir Pajaziti” në fshatin Brainë të Podujevës, vijojnë mësimin gjithsej 23 nxënës. Numri maksimal në një klasë është 4 nxënës. Derisa në klasën e shtatë është vetëm 1 nxënës, raporton RTK.
Ky lloj i mësimit lejohet me ligjin për arsimin parauniversitar, por një sistem i tillë nuk garanton cilësi në vlerësim.
Leonard Rexhepi është i vetëm në klasë. Kjo qetësi në klasë është e përditshme për të.
“Dita e sotme nuk ka qenë e mirë se jam veç vetëm dhe ishte monotone”, thotë Leonardi për RTK-në.
Edhe klasat e tjera në paralelen e shkollës “Zahir Pajaziti” në Brainë, nga klasa e parafillorëve deri në klasën e nëntë, numri maksimal i nxënësve në një klasë është katër. Në nivelin fillor mësimi zhvillohet në klasa të kombinuara.
“Nuk ka asnjë përparësi, por duke pas parasysh rrethanat që ka shkolla jonë jemi të detyruar të punojmë kështu. Te përmbajtjet nxënësit në këto klasë të kombinuara, shpesh herë i ngatërrojnë, por mundohemi t’i ndajmë tabelën për klasë e tertë dhe të pestë”, thotë mësuesi Naser Islami.
Mësimi në këtë formë edhe pse lejohet me ligjet për arsimin parauniversitar, nuk sjellë cilësi mësimore, thonë njohësja e fushës së arsimit, Gresa Statovci.
“Në shkollat ku ka më pak nxënës, cilësia nuk është e njëjtë sikurse në shkollat ku numri i nxënësve që është më i madh, kjo ka të bëjmë edhe me aspektin e financimit të shkollave”, thotë Statovci për RTK.
Me reformën arsimore që ata nxënës të barten në shkollën amë në Orllan, nuk janë të pajtimit drejtuesit e shkollës, pasi sipas tyre mbajtja e hapur e paraleles në Brainë është plan kombëtar, që banorët të mos braktisin këto zona edhe ashtu pak të banuara.
Drejtues të Ministrisë së Arsimit vlerësojnë se kjo dhe shumë çështje të tjera do të ndryshohen me jetësimin e strategjisë arsimore 2022 – 2026, e cila është në hartim e sipër.
Të tjera
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...
-
Kushtetuesja i dha të drejtë PDK’së, Tahiri: Fitore e sundimit të ligjit mbi tendencën për frikësim e shantazh nga pushteti
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahi...
-
Stuhia e paralajmëruar, breshër i madh në Ferizaj
Gjatë ditës së sotme Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, k...
-
Vuçiq flet pas takimeve me Borrell e Lajçak: Kurti nuk deshi të më takoj
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediat në Bruksel se gjatë ru...
-
Aksident me fatạlitet në magjistralen Ferizaj – Gjilan, një grua ndërron jetë
Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një ka...
-
Vuçiq ia ngre zërin gazetarit kosovar në Bruksel, s’e lejon as ta përfundojë pyetjen
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka bërë një veprim tepër të çuditshëm...
-
Sylë Hoxha: Prokuroria s’i raporton Qeverisë as BE-së, dalin me aktauzë për Banjskën kur t’i mbledhin provat
Ish-prokurori kosovar, Sylë Hoxha, ka folur për rastin e Banjskës dhe për kri...
-
Edhe një raund bisedimesh dypalëshe në Bruksel
Në Bruksel po mbahet raundi i dytë i takimeve dypalëshe mes liderëve të Kosov...
-
Përfundojnë takimet dypalëshe në Bruksel
Në Bruksel kanë përfunduar takimet dypalëshe të emisarëve evropianë me liderë...