Lajme

Shkojnë në mbi gjysmë miliard financimet për Specialen, evropianët ia transferojnë edhe 106 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 17 August 2026

Pavarësisht milionave të shfrytëzuara, Gjykata dhe Prokuroria e Speciales me vendimet e tyre kundrejt katërshes së UÇK-së që po gjykohet në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit – ka lënë gjurmë padrejtësie.

Edhe 106 milionë e 374 mijë euro ka ndarë Komisioni Evropian për Dhomat e Specializuara të Gjykatës dhe Prokurorisë në Hagë. Kjo shumë, është ndarë për dy vjet, nga 2025 deri më 2027, sipas raportit të vetë DHSK-së për vitin që shkoi.

Miliona nga evropianët, Gjykata Speciale ka marrë edhe viteve të kaluara. Sipas një përgjigje dhënë VOX Kosovës buxheti i Dhomave të Specializuara ka qenë si vijon: 2016- deri 2017 – 26 milionë euro, 2017 deri 2018 – 41 milionë e 318 mijë euro, 2018 deri 2020 – 86 milionë euro, 2020 deri më 2021 – Prokuroria dhe Gjykata kanë pasur buxhet 42 milionë e 900 mijë euro; 2021 deri 2023 – buxheti ka qenë 110 milionë e 271 mijë euro, 2023 deri 2025 – buxheti ka qenë 97 milionë e 100 mijë euro.

-Advertisement-

Në total, bashkë me financimin e fundit, Gjykata dhe Prokuroria e Hagës kanë pasur në dispozicion rret 512 milionë euro nga viti 2016 deri në vitin 2026.

Pavarësisht milionave të shfrytëzuara, Gjykata dhe Prokuroria e Speciales me vendimet e tyre kundrejt katërshes së UÇK-së që po gjykohet në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit – ka lënë gjurmë padrejtësie.

Një raport i përpiluar nga Organizata e përbërë nga avokatë eminentë britanikë, “The Bar Human Rights Committee of England and Wales”, ka evidentuar shkelje të shumta ndaj të akuzuarve, nisur nga përdorimi i provave nga Serbia, deri tek pabarazia në marrjen e vendimeve në raport me kërkesat e mbrojtjes dhe ato të Prokurorisë.

Zyrtarë të lartë të Dhomave të Specializuara, ishin takuar dhe kishin raportuar vazhdimisht tek ambasadorë të vendeve të BE-së, mirëpo pa mbrojtjen prezente aty.

Siç VOX Kosova kishte raportuar ekskluzivisht, në njërin nga takimet, ish-Kryeprokurori, Jack Smith, në praninë e Kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova, kishte thënë se krerët e UÇK-së do të dënohen me burg të përjetshëm. Kjo deklaratë ishte dhënë ende pa nisur as gjykimi./VoxKosova

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy