Fun & Video

Shkoi te mjeku për një infeksion, përfundoi duke lindur fëmijë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 09 August 2017

Zakonisht shtatzënia zgjat 40 javë. Një kohë mjaft e gjatë, gjatë së cilës gratë vizitojnë disa herë mjekun dhe kryejnë disa teste. Mirëpo, kjo grua e kuptoi se ishte shtatzënë vetëm 24 orë para se të sillte në jetë djalin e saj.

Tingëllon si një mrekulli! Katie O’Brien nuk  e kishte idenë se mund të ishte në pritje të një fëmije.

Ajo mendoi se kishte një infeksion në veshka-dhe shkoi te mjeku për një kontroll të zakonshëm.

-Advertisement-

Gruaja u kontrollua dy herë për ta vërtetuar shtatzëninë, sepse s’mund ta besonte, përcjell Gazeta Metro.

Djali i saj, Tristan tani ka mbushur 22 javë dhe është fëmijë i shëndoshë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera