Sport

Shkëndija nuk e kursen Shkupin

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 22 October 2017

Shkëndija e Tetovës rigjen fitoren në Kampionatin e Maqedonisë, pasi në javën e 11-të mundi Shkupin me rezultat 4:1. Ky ishte edhe derbi shqiptar, por tetovarët ishin shumë më të mirë falë lojës maestro të kapitenit Ferhan Hasanit. Ibraimi, autogoli i Krivanjevës dhe dy realizime të Hasanit i japin skuadrës 3 pikë të reja me të cilat përforcohet kreu i renditjes.

Ibraimi (17′), Krivanjeva (24’-autogol), Hasani (54’ e 82’) shënuan për fitoren e Shkëndijes dhe Jasharovski (75′) për Shkupin. Shkëndija kryeson me 28 pikë, ka nëntë me shumë se vardari i Shkupit, por kjo fundit ka dy ndeshje me pak të zhvilluara./BotaSot/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera