Sport

Shkëndija gjen fitoren e parë

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 27 August 2018

Shkëndija e Tetovës ka gjetur fitoren e parë në sezonin e ri të kampionatit maqedonas, teksa ka mposhtur në shtëpi skuadrën nga Strumica, Belasica, me rezultatin 4-1.

Miqtë e ngjitur rishtazi në elitën e futbollit maqedonas, kaluan të parët në avantazh, në minutën e 10, por Emini dhe junior përmbysën rezultatin brenda 45-minutëshit të parë.

Në pjesën e dytë, ish sulmuesi i Kukësit u bë protagonist me një dopietë, duke vulosur rezultatin 4-1 dhe mbyllur ndeshjen me 3 gola personalë, që i lejuan të marrë topin në shtëpi.

-Advertisement-

Kjo ishte fitorja e parë e Shkëndijës për këtë sezon, pasi në dy javët e para nuk shkoi më shumë se barazimi. Skuadra tetovare fitoi gjithçka në Maqedoni sezonin e kaluar dhe këtë vit shikohet si pretendentja kryesore për të mbrojtur titullin

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera