Lajme

Shkencëtarët: Viti 2023 mund të jetë më i nxehti

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 09 July 2023

Shkencëtarët kanë njoftuar se viti 2023 mund të shënohet si viti më i nxehtë që është shënuar ndonjëherë. “I tmerrshëm” dhe “territor i paeksploruar” janë disa nga mënyrat që shkenctarët e kanë përshkruar rritjen e temperaturës globale.

Sipas Jennifer Francis, shkencëtar i lartë në Qendrën e Kërkimeve Klimatike Woodëell.Këtë javë, temperatura mesatare ditore e planetit u rrit në nivele të larta të pa shënuara ndonjëherë në të dhënat moderne të mbajtura nga dy agjenci klimatike në SHBA dhe Evropë.

Muajin e kaluar, bota përjetoi qershorin e saj më të ngrohtë në histori me një “diferencë të konsiderueshme”, thuhet në raportin e Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian Copernicus.

-Advertisement-

Nxehtësia e oqeanit ka qenë jashtë grafikëve, me temperaturat e sipërfaqes muajin e kaluar që arritën nivelet rekord për qershorin. Pjesë të Atlantikut të Veriut kanë parë një valë të nxehtë detare me temperatura deri në 5 gradë Celsius, më të nxehta se zakonisht. Dhe në Antarktidë, ku temperaturat janë shumë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, akulli i detit ra në nivele rekord të ulëta , të cilat shkencëtarët e kanë lidhur me ujërat e ngrohta jashtë Oqeanit Indian, Paqësor dhe Atlantik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera