Shkencëtarët gjermanë zbulojnë shenjën paralajmëruese të formës më të rëndë të Covid-19, ja cila është
Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 03 December 2020
Studiuesit kanë identifikuar qeliza të pazhvilluara të gjakut që mund të sinjalizojnë ndërlikimet e koagulimit tek të infektuarit me COVID-19. Rastet për të qenë potencialisht të rënda mund të zbulohen tani më herët.
Është ende e paqartë se pse shumë të infektuar nga COVID-19 kanë simptoma të lehta ose aspak simptoma, ndërkohë që të tjerë përjetojnë eksperienca të rënda ose humbin jetën. Tek pacientët me simptoma të rënda, mushkëritë shpesh inflamohen, dhe ndonjëherë preken gjithashtu veshkat e zemra.
Gjaku shpesh mbingarkohet, gjë që mund të shkaktojë format e mpiksjes në mushkëri. Tashmë, një ekip i përbërë nga studiues të universiteteve dhe instituteve kërkimore në Gjermaninë Veriore dhe Perëndimore si dhe nga Holanda fqinje, kanë zbuluar një tregues kyç në gjakun e pacientëve të infektuar nga COVID-19, e dhënë e cila mund të jetë një shenjë e hershme paralajmëruese për rastet e rënda.
Në mostrat e gjakut, shkencëtarët e Fondacionit Kërkimor Gjerman “Precision Medicine in Chronic Inflammation Cluster of Excellence” gjetën qelizat pararendëse të trombociteve, të cilat mund të tregojnë probleme me mpiksjen e gjakut.
Si rregull, megakariocitet, të cilat kontribuojnë në prodhimin e trombociteve, gjenden në palcën e kockave. Kur megakariocitet përfundojnë në gjak, ato mund të shfaqin probleme të ngjashme me mpiksjen, sipas studimit. Kjo mund të tregojë se këto qeliza të pazhvilluara shkaktojnë probleme të rrezikshme të mpiksjes.
Studiuesit zbuluan gjithashtu një numër të madh të qelizave të kuqe të pazhvilluara të gjakut në mostrat, që në kushte tipike do të ishin zhvilluar në palcën e kockave. Këto qeliza të kuqe të gjakut janë përgjegjëse për shpërndarjen e oksigjenit përmes trupit. Një rritje e qelizave paraardhëse të qelizave të kuqe të gjakut tregon mungesën e oksigjenit, një reagim emergjent i njohur në rastet e sëmundjeve të rënda të mushkërive.
“Së bashku me të dhëna të tjera, siç janë vlerat klinike laboratorike dhe matjet e sinjalizuesve inflamatorë, ishim në gjendje të krijonim një lloj ‘gjurme gishti’, një nënshkrim, të funksionimit të ndryshuar të këtyre qelizave dhe gjurmimin e tyre me kalimin e kohës,” – tha mjekja Neha Mishra, e cila po bën kërkimet e saj post-doktorale në Institutin e Biologjisë Klinike Molekulare pranë universitetit të Kielit. Kjo ‘gjurmë gishti’ mund të përdoret për të zbuluar një rrjedhë potencialisht serioze të sëmundjes në një fazë të hershme, që nga ana tjetër do të thotë që kujdesi urgjent shëndetësor mund të personalizohet në përputhje me rrethanat.
Gjetjet u botuan në revistën shkencore “Imuniteti” nga një ekip ndërkombëtar kërkuesish nga universiteti Kiel, Qendra Mjekësore Universitare Schleswig-Holstein dhe universitete në Bon, Këln, Lübeck, Tübingen dhe Nijmegen. Qendra e Kërkimit “Borstel-Leibniz Lung Center”, Qendra Gjermane për Sëmundje Neurodegjenerative dhe Iniciativa OMICS Deutsche COVID-19 e Fondacionit Gjerman për Kërkime ishin gjithashtu të përfshira në kërkim. Marre nga DW
Të tjera
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...