Shkencëtarët: Është më stresuese të jesh kamerier sesa neurokirurg
Autori: Gazeta inFokus
15:46 | 25 Maj 2017
Një studim i ri ka gjetur se puna e kamerierit është në mesin e punëve më stresuese në botë.
Nuk është sekret se të presësh para tavolinës së dikujt është një punë e vështirë. Orë të tëra punë në këmbë, pagë të vogël, dhimbje të mëdha këmbe dhe shumë probleme të tjera.
Shpesh nervozohemi kur kamerieri na sjell pijen e gabuar ose ushqimin të cilin nuk e kemi porositur – ose kur vjen për herë të tretë dhe na pyet se çfarë dëshirojmë të porosisim, transmeton Gazeta Express.
E pra, duhet të pendoheni nëse jeni nervozuar ndonjëherë me ndonjë kamerier sepse duket se kamerierët dhe kamerieret meritojnë edhe më shumë respekt nga ne.
Një studim i ri ka gjetur se puna e kamerierit është në mesin e punëve më stresuese në botë. Studimi, i kryer nga një universitet mjekësor në Guanzhou, Kinë, analizoi të dhënat e rreth 138,700 pjesëmarrësve nga gjashtë studime të mëparshme në lidhje me shëndetin në punë.
Duke përdorur këtë informacion, ata i klasifikuan punët në katër grupe bazuar në kontrollin dhe përkushtimin psikologjik që kërkonte roli në punë.
Punët fizike u klasifikuan si “pasive”, punët me kontroll të lartë si arkitektët dhe shkencëtarët ishin “me stres të ulët” dhe punët që kërkonin përkushtim dhe kontroll të madh (si mësuesit ose doktorët) ishin “aktive”.
Shkencëtarët gjetën se kamerierët kanë 22% më shumë rrezik nga sulmi në zemër sesa ata me punë që kanë pak stres. Një neurokirurg mund të jetë mentalisht më i lodhur pas një dite pune por ata vlerësohen më shumë sesa kamerieri i cili vetëm merr porosi.
Dingli Xu, një nga hulumtuesit, tha: “Të kesh stres të madh në punë lidhet me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës. Është e mundur që punët me shumë stres çojnë në sjellje të pashëndetshme, si zakone të këqija të ngrënies, pirje të duhanit dhe mungesë të ushtrimeve”.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































