Lajme

Shkëmbejnë të burgosurit mes tyre Rusia dhe Ukraina

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 01 April 2022

Ukraina dhe Rusia kanë kryer këtë të premte shkëmbimin e dytë të të burgosurve të luftës.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtari i Kievit, Kirill Timoshenko, i cili tha se 86 ushtarë ukrainas, mes të cilëve edhe 15 gra, janë tashmë të sigurt, pasi janë shkëmbyer me ushtarë rusë të zënë rob gjatë luftës.

Kjo është hera e dytë që prej fillimit të luftës që Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer të burgosurit e luftës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera