Lajme

Shkëlzen Gashi: Nëse diaspora është e rëndësishme, pse s’u votua ligji gjatë Qeverisë Kurti 1?

Autori: Gazeta inFokus 00:05 | 03 April 2021

Analisti politik Shkëlzen Gashi ka thënë se Vetëvendosje nuk e ka luajtur lojën si duhet me sjelljen e Ligjit për Zgjedhje në Kuvend.

Ai madje tha se nëse diaspora është e rëndësishme për Qeverinë Kurti atëherë pse s’është votuar gjatë qeverisjes së parë të tij, njofton Klan Kosova.

“Pse po e bëjnë në pikë të natës këtë ligj? Nëse ka qenë prioriteti i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, pse nuk u bë gjatë Qeverisë Kurti 1?”.
“Si duket Vetëvendosje kur e ka parë sot se mund të mungojë ndonjë deputet i LDK-së për seancën e presidentit atëherë ka tentuar që ta kontrabandojë këtë ligj dhe me e përdorë pak këtë gjuhën e Vetëvendosjes në Kuvend, si dhe të kërcënojë dhe shtantazhojë LDK-në”.

-Advertisement-

Gashi e ka quajtur të drejtë qëndrimin e Lumir Abdixhikut dhe LDK-së se nëse nuk tërhiqet ligji vendi shkon në zgjedhje

Megjithatë, Gashi në Klan Kosova tha se s’do të lejohet që të shkohet në zgjedhje.

“Jam i bindur që vendi nuk shkon në zgjedhje. Pushtetin e ka ambasada amerikane dhe nuk e çojnë vendin në zgjedhje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera