Lajme

Shkëlzen Gashi i gatshëm t’i fus duart në zjarr për të paktën 10 ministra të Kurtit: Nuk vjedhin

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 29 December 2022

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se është i gatshëm “t’i fus duart në zjarr” për të paktën 10 ministra të Qeverisë Kurti, duke thënë se s’vjedhin.

Por, kur është pyetur se nëse kjo mjafton si arsye për ta votuar sërish këtë qeveri, tha jo.

“Me vjedh nuk vjedhin, qysh kanë vjedh ata. Nashta vjedhin, najkush aty-këtu kapak, por kur ja kqyr 15 ministra që i ki, nja 10 unë i shti duart në zjerëm se s’vjedhin, se s’ju intereson ajo punë se s’kanë hi për me vjedh. E përpara u kanë ma ndryshe”, deklaroi Gashi në Pressing të T7.

-Advertisement-

Gashi tha se Qeveria Kurti është e dështuar, derisa shtoi se do të votonte për opozitën.

“Unë kisha me opozitë menjëherë. Veç jo për opozitën që u kanë pa u reformu…Për mua, kjo qeveri është e dështume.”, tha Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera