Lajme

Shkelën rregullat e trafikut: 30 shoferëve në Ferizaj iu pezullohet leja

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 21 Tetor 2026

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 606 gjoba kundërvajtëse dhe ka regjistruar 23 aksidente trafiku gjatë javës së kaluar.

Sipas njoftimit të Policisë, nga data 12 deri më 18 tetor, janë pezulluar edhe 30 patenta shoferësh për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Nga gjithsej 23 aksidentet e regjistruara gjatë kësaj periudhe, 14 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa në nëntë raste janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

-Advertisement-

Në aksidentet me lëndime kanë mbetur të lënduar gjithsej 18 persona.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Njëkohësisht, policia u ka bërë apel të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy