Shkelën rëndë ligjin për tenderin e insulinave, shefit të prokurimit i merret licenca, zyrtarit i shqiptohet vërejtje me shkrim
Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 04 January 2023
Për shkak të shkeljeve të rënda dhe të vazhdueshme të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KPRR) ia ka anuluar certifikatën e prokurimit, shefit të Prokurimit të Ministrinë e Shëndetësisë Ismet Hyseni, deri sa zyrtarit të Prokurimit të kësaj ministrie Berat Marmullakut, po ashtu për shkelje të LPP-së i ka shqiptuar vërejtje me shkrim.
Në vendimin e KRPP-së të siguruar nga “Front Online” thuhet se Hyseni ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, fillimisht duke bërë dy zgjidhje kontradiktore, ku për të nijetin aktivitet Prokurimi, për të njëjtin produkt, me të njëjtat kritere në Dosje të Tenderit (DT) në fillim Operatorin Ekonomik (OE) “Pharma Leader” e rekomandon për kontratë për lotin I dhe III, deri sa më pas duke u bazuar në raportin e rivleresimit të datës 04.03.2021 për të njëjtin aktivitet prokurimi, për të njëjtin produkt, me të njëjtat kritere në Dosje të Tenderit, me çmim më të shtrenjtë Operatorin Ekonomik “Meditech” e rekomandon për kontratë.
“Duke mos respektuar vendimin e OSHP-së dhe duke anuluar aktivitetin e Prokurimit në kundërshtim me nenin 62 të LPP-së I ka vazhduar shkeljet ligjore të cilat me cilat me Rregullat dhe Procedurat e Dhënies dhe Revokimit të Certifikatës Profesionale për Prokurim Publik konsiderohen si shkelje të rënda. Si rrjedhojë e kësaj komisioni propozon anulimin e certifikatës së prokurimit për Ismet Hysenin” thuhet në vendimin e KRPP-së.
Aty më tutje thuhet se sipas nenit 40.3 I Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik (RRUOPP) paragrafi fundi përcakton se secili anëtari komisionit do të nënshkruaj deklaratën duke përdorur formën standarde të aprovuar nga KRPP-ja. Këtu thuhet se secili anëtar merr përgjegjësi të plotë individuale për vlerësimin e kryer të ofertës sa i përket vlerësimit teknik.
“Bazuar në këtë nen dhe bazuar në raportin e vlerësimit të ofertave vlerësojmë se Berat Marmullaku është pjesë e procesit. Duke u bazuar në kronologjinë e këtij raporti, të gjeturat e komisionit lidhur më ketë aktivitet dhe vendimin për anulimin e këtij aktiviteti në kundërshtim me nenin 62 të LPP-së të proceduar nga Ismet Hyseni e të cilin Berat Marmullaku në cilësinë e ZPP-së e ka lënë në fuqi duke mos përmirësuar shkeljet ligjore që janë bërë me ketë vendim, Komisioni i rekomandon bordit që t’i shqiptohet vërejte me shkrim” thuhet më tutje në vendimin e KRPP-së.
Marmullaku fajin ia hedh shefit të tij Ismet Hysenit
Gjatë marrjes në pyetje nga komisioni i KRPP-së Berat Marmullaku ka thënë se vendimi për anulimin e këtij procesi të prokurimit nuk është i tij, por i shefit të tij Ismet Hyseni, e që sipas tij sapo e ka marrë ketë vendim ai ka shkuar në pushim mjekësor.” Duke u bazuar në gjendjen faktike, lidhur me ketë, gjatë shqyrtimit të kërkesës së OSHP-së për komisionin ishte e paqartë se si të vazhdoj ta trajtoj ketë kërkesë pasi që vendimi i cili ishte marrë në kundërshtim me ligjin e që OSHP-ja pretendonte është proceduar nga berat Marmullaku komisioni ka gjetur se i nijeti vendim është proceduar nga menaxheri i Prokurimit, andaj OSHP-së iu drejtua me një kërkesë shtesë për këtë çështje. OSHP-ja ka kthyer përgjigje duke i dërguar disa dëshmi që shumica përfshinin korrespodenca të Berat Marmullakut me bordin e OSHP-së dhe ekspertin e shqyrtimit të ankesave” thuhet më tutje në vendimin e KRPP-së.
Në bazë të ligjeve dhe rregullave të Prokurimit, mos zbatimi i vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit paraqet shkelje të rëndë ligjore.
Të tjera
-
Vetëaksident i rëndë në Sllatinë, ndërron jetë shoferi i veturës
Një vetëaksident i rëndë ka ndodhur sot në Sllatinë ku si pasojë ka mbetur i ...
-
Kurti gjatë homazheve në Qyshk: “Kjo masakër është kryer në emër të Serbisë, andaj Serbia duhet të jap përgjegjësi”
Në 25 vjetorin e masakrës në Qyshk, kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe dh...
-
Rusia front i ri kundër Perëndimit, Osmani: Po e ndihmon Serbia!
Serbia po ndihmon Rusinë të largojë fokusin nga lufta e Ukrainës dhe të hapë ...
-
Tahiri: Shpërndarja e Kuvendit ndodhë atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorëhiqet
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Presidentja Osmani në samitin e Kopenhagës: Serbia po luan sipas skemës së Putinit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Serbinë koh...
-
Varhelyi: Anëtarësimi i Serbisë në BE kalon përmes procesit të dialogut
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi, është duke qën...
-
Shtetet e QUINT-it reagojnë për ndalimin e hyrjes në Kosovë të patriarkut serb Porfirije
Shtetet e QUINT-it kanë reaguar për ndalimin e hyrjes në Kosovë të patriarkut...
-
LDK pasi refuzoi takimin: Zgjidhja është e thjeshtë, Albin Kurti duhet të dorëhiqet
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një komunikatë për media pasi mbrëmë ...
-
QUINT-i dënon ndalimin e vizitës së patriarkut Porfirije në Kosovë
Shtetet e QUINT-it e kanë dënuar vendimin e autoriteteve kosovare për ndalimi...
-
Gërvalla tregon a ka shanse që Kosova të hyjë në rend dite për Këshill të Evropës
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për proce...
-
Ministrja Nagavci mbështet draft-statutin e ri të UP-së
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Prokuroria thërret sërish kunatën e Alma Arrazit, dyshohet për vërtetësinë e dëshmisë
Në orën 09:55 minuta, Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi është...