Sport

Shkatërrimi i Messit, kapet me lot pas eliminimit nga Liverpooli-Foto

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 09 May 2019

Barcelona duket “e mallkuar” në Champions League! Katalanasit fituan ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit me rezultatin 3-0 në “Camp Nou”, por humbën me rezultatin 4-0 në “Anfield” duke u eliminuar. Një përsëritje e sezonit të kaluar kur u eliminuan në të njëjtën mënyrë nga Roma pasi fituan 4-1 takimin e parë, humbën të dytin 3-0. Çmenduri!

Lionel Messi e ka përjetuar shumë këtë disfatë, pasi pas ndeshjes është larguar i përlotur nga fusha. Kapiteni i Barcelonës nuk ka mbajtur dot lotët pas zhgënjimit në momentin që i është drejtuar dhomave të zhveshjes. Ai më pas u përzgjodh për testet anti-doping dhe përjetoi një natë të keqe.

-Advertisement-

Autobusi i ekipit e harroi në stadium, ndërsa në kthim për në Spanjë u përball me disa tifozë katalanas që e fyen. Argjentinasi mund të ketë përjetuar një ndër momentet më të rënda në karrierë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera