Sport

“Nuk tolerohet dhunạ në futboll” – FFK reagon për rrạhjet që ndodhën në ndeshjen Deçani – Prizreni

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 10 September 2024

Skena të turpshme kanë ndodhur gjatë ndeshjes Deçani – Prizreni, në ligën e dytë të futbollit të Kosovës.

Aty ka pasur dhunë të ushtruar ndaj disa lojtarëve.

E për këtë zhvillim ka reaguar Federata e Futbollit të Kosovës.

-Advertisement-

Në reagim e FFK-së thuhet se nuk do të tolerohet dhuna në futboll.

“Sjelljet josportive që fillimisht u shfaqën në këtë takim nga disa lojtarë të KF Deçani, e më pas edhe nga një lojtar i klubit prizrenas (të cilët kryen veprime që bien ndesh me frymën e sportit), janë të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e futbollit”.

“Edhe më shqetësues ishte përshkallëzimi i situatës që pasoi, ku përleshja mes futbollistëve në fushë u përkeqësua me përfshirjen e personave civilë, të cilët sulmuan futbollistët e klubit prizrenas”.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy