Shkarkohet rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani

Autori: Gazeta inFokus
22:58 | 21 November 2022
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës, Artan Nimani është shkarkuar nga pozita e rektorit të këtij Universiteti. Lajmi është konfirmuar nga Agon Haxhikadrija kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës.
Njoftimi i plotë:
Iu njoftojmë se Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në mbledhjen e mbajtur sot me datë 21.11.2022 ka marrë vendim për shkarkimin nga detyra të rektorit prof. asoc. dr. Artan Nimani.
Vendimi për shkarkimin e rektorit është marrë me 5 vota për arsyet e listuara si më poshtë:
• Dështimi për të krijuar një ambient të përshtatshëm dhe të sigurt për mbarëvajtje të procesit mësimor si pasojë e minimizimit dhe mos ndëshkimit të rasteve të dhunës (rrahje, shantazhe, kërcënime) të cilat janë shpeshtuar në ambientet e universitetit.
• Rrezikim i humbjes së besimit ndaj organeve të pavarura vendimmarrëse të universitetit për shkak të mos zbatimit të vendimeve/rekomandimeve të tyre.
• Ndërhyrje në vendime të organeve të pavarura statutare të universitetit.
• Ndryshimi i vendimit të Këshillit të Etikës në Senat si dhe mos adresim të rekomandimit të Këshillit Drejtues duke tejkaluar kompetencat dhe përgjegjësitë institucionale.
• Mos respektim të rekomandimit të Këshillit Drejtues dhe mos gatishmëri për të adresuar kërcënimin e denoncuar tek Këshilli i Etikës.
• Vështirësi të shumta të shoqëruara dhe me probleme për akreditimin e programeve.
• Mos raportimi financiar për periudhën TM3-2022 në Këshillin Drejtues dhe mundësia për të vendosur atë në lajthitje ligjore.
• Menaxhimi joadekuat i buxhetit për “Paga dhe Mëditje” si pasojë e planifikimit jo të mirë si dhe të pagesave të shumta mbi-normë.
• Rezultate të pamjaftueshme kërkimore – shkencore dhe të mobilitetit në arenën ndërkombëtare.
• Mungesë e strategjisë, kapaciteteve dhe koordinimit për ngritjen e cilësisë në arsim me metoda bashkëkohore si dhe për krijimin e një ambienti atraktiv për tërheqjen e studentëve vizitorë si dhe dështim në realizimin e programeve semestrale në gjuhën angleze.
• Mungesë planifikimi, koordinimi apo informimi të KD-së për qëllimet dhe përfitimet e universitetit nga vizitat e shpeshta ndërkombëtare. Mos adresimi i kërkesave financiare për aprovim në KD.
• Rezultate jo të kënaqshme në ndërtimin e partneritetit strategjik me kompanitë publike dhe komunitetin e biznesit si dhe dështim në gjenerimin e të hyrave nga shërbimet e konsulencës, ekspertizave të ndryshme dhe shërbimeve tjera profesionale.
• Dështim në hartimin e rregullores për mbrojtjen e etikës akademike nga plagjiatura dhe nga revistat mashtruese.
• Renditje jo e kënaqshme në listën ndërkombëtare të universiteteve ËEBOMETRICS dhe mungesë e strategjisë për të përmirësuar këtë gjendje.
• Mos azhurimi i raporteve vjetore, rregulloreve, vendimeve, dhe dokumenteve tjera në ëeb-faqen e universitetit edhe pse është kërkuar disa herë nga KD.
• Mos-adresim i çështjes së punësimit nga të gjeturat dhe rekomandimet e auditorit të vitit të kaluar.
• Dështimi në krijimin e një ambientit të besueshëm, konkurrues, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në meritokraci për çështjen e punësimeve.
• Procese jo transparente të punësimeve të përcjella me shumë ankesa dhe dyshime për parregullsi.
• Mos transparencë për financime të botimeve shkencore.

Të tjera
-
Melihate Tërmkolli kujton 23 marsin e vitit 1989: Vendosëm për jetën, anipse vde*kja na rrinte mbi kokë
Sot bëhen 36 vjet nga një prej ditëve më të rënda për Kosovën dhe popullin sh...
-
Kurti: Të komanduar nga Ramush Haradinaj, zmbrapsën policinë serbe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar betejën e Gllogjanit e 27 vit...
-
Hipper: Rruga drejt BE-së për Kosovën e Serbinë shkon nëpërmjet dialogut
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, ka thënë se BE-ja është e për...
-
Synimet për rritjen e çmimit të rrymës, Bajrami me dy pyetje: Për kë po punon Qeveria/ZRrE, a po lulëzon mafia energjetike
Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pasi Zyra ...
-
E rëndë: I jepet lamtumira e fundit 19-vjeçari i cili u vrḁ mbrëmë në Vushtrri
Ardit Zymeri, 19-vjeçar u vra me armë zjarri nga një bashkëmoshatar të dielën...
-
Supremja refuzon ankesën e PDK’së për zgjedhjet e 9 shkurtit – në shqyrtim edhe dy ankesa
Gjykata Supreme e Kosovës refuzoi të hënën një ankesë të Partisë Demokratike ...
-
FSK bënë homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
Me rastin e shënimit të 27 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, sot oficerë t...
-
Haradinaj: NATO në qiell e UÇK në tokë, ndaluan përfundimisht kasapin e Ballkanit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Detaje nga policia: Kjo është gruaja 42 vjeçare që u vrǎ në Vushtrri
Zedhnesi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti ka konfirmuar se dy persona kanë ...
-
“Po dyshohet se shkaku është xhelozia pse ka shku me punu diku tjetër” – flet familjari i të ndjerës
Një rast shumë i rëndë ka ndodh në Vushtrri, dy persona dyshohet se janë vrar...
-
Momenti kur dërgohet në Gjykatë 19-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në Vushtrri
B.D., 19-vjeçari i cili dyshohet se e vrau mbrëmë bashkëmoshatarin e tij A.Z....
-
Ky është Arsim Morina personi që dyshohet se vrạu një grua dhe më pas veten në Vushtrri – PAMJE
Personi që po dyshohet se vrau një grua e më pas edhe veten në Vushtrri është...