Fokus

“Gjejeni më lirë dhe blejeni vetë rrymën”, sa është paga e Ymer Fejzullahut kryesuesit të bordit të ZRRE-së?

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 24 March 2025

Një deklaratë e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahut ka ngritur reagime të shumta, shkruan Gazeta Infokus.

Ai pasi u përball me ankesat e qytetarëve për ngritjen prej 15% të çmimit të energjisë elektrike u përgjigj me cinizëm duke thënë “Gjejeni më lirë dhe blejeni vetë”.

Siç duket Fejzullahut i cili për pozitën e kryesuesit të bordit paguhet hiq më pak se 2 mijë e 200 euro në muaj, nuk po i duket që çmimi i energjisë elektrike i rritur tashmë për 3 herë, po i zbraz kuletat e qytetarëve.

-Advertisement-

Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, përveç kësaj page Fejzullahu ka deklaruar një pasuri prej 140 mijë euro.

Aty përfshihet një banesë mbi 90 metra katror, në vlerë 115 mijë euro, një veturë e tipit audi në vlerë 16 mijë euro si dhe disa para të kursyera në banka.

Derisa të hyrat vjetore vetëm nga paga në ZRRE kapin shifrën 26 mijë e 400 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa Besian Mustafa, zëdhënësi i LDK-së e ka quajtur ofendim ndaj qytetarëve, deklaratën nonshallante të Ymer Zejnullahut.

“Shiheni qasjen e kryetarit të ZRrE-së! Nën këtë qeveri është shtrenjtuar rryma 3 herë dhe i ofendojnë qytetarët “bëni qare more, blejeni ma lirë vet qy!”. Fort mirë”, shkroi Mustafa në reagimin e tij./Gazeta Infokus

“Gjejeni vetë më lirë”: Kryesuesi i ZRRE-së u përgjigjet me cinizëm ankesave të qytetarëve për shtrenjtimin e rrymës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera