Synimet për rritjen e çmimit të rrymës, Bajrami me dy pyetje: Për kë po punon Qeveria/ZRrE, a po lulëzon mafia energjetike

Autori: Gazeta inFokus
18:39 | 24 March 2025
Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike po synon rritjen e çmimit të rrymës.
Së fundmi Ymer Fejzullahu nga ZRrE, i është drejtuar qytetarëve me “gjejeni rrymën më lirë dhe blijeni”.
Këtë deklaratë Bajrami e ka quajtur tallje me qytetarët , duke shtruar pyetje se apo tallet Qeveria/ZRrE me qytetarët, si dhe apo lulëzon mafia energjetike në Kosovë.
“KEK-u, që është ndërmarrje publike ia shet KESCO-s energjinë me çmim 29.5 euro/MWh, ndërsa çmimi i energjisë në bursën HUPX për nesër asnjë orë nuk bie nën 100 euro/MWh, e ata që më së miri i dinë këto, po tallen me qytetarët sot e çdo ditë. E derisa ZRRE po tallet me qytetarët, qeveritarët nuk kanë nxjerrë asnjë zë për çështjen që do të prekë xhepin e secilit dhe do ta dëmtojë rëndë ekonominë e vendit tonë. Me të vërtetë është tallje me qytetarët deklarata e kryetarit të Bordit të ZRRE-së, sepse është pikërisht çmimi i energjisë elektrike ai me të cilin qytetarët dhe bizneset nuk po pajtohen. E kryetari i Bordit të ZRRE-së paska thënë: “Gjejeni rrymën vetë me lirë dhe blejeni” Por, pyetja është: Ku mund të gjindet më lirë?”.
“KEK-u, që është ndërmarrje publike, ia shet energjinë KESCO-s për 29.5 euro/MËh, ndërsa ekziston një marrëveshje që e detyron KEK-un t’ia shesë të gjithë energjinë e prodhuar KESCO-s, e cila më pas na e shet neve me çmim tashmë të dyfishuar. Pra, këta po tallen me ju dhe me ne, sepse gjetja e energjisë elektrike më lirë sesa nga KESCO është e pamundur sepse asnjë nga operatorë privat të licenuar nga ZRRE-ja nuk mund të marrin energji elektrike nga KEK-u. Blerja nga operatorët privatë do të thotë blerje e energjisë së importuar, e cila në bursën HUPX kushton minimum 100 euro/MËh. Janë dy pyetje që kërkojnë përgjigje të menjëhershme: Për kë po punon Qeveria/ZRRE-ja? A po lulëzon mafia energjetike në Kosovë?”, ka shkruar Bajrami., /Gazeta Express

Të tjera
-
S’ka zgjedhje pa u kryer konstituimi i Kuvendit, Cakolli përgënjeshtron Mimoza Kusarin: Pretendime të pasakta
Sot, për herë të gjashtë radhazi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituoh...
-
Paralajmërimi për mbylljen e MCC, Selimi përmend vonesat që i shkaktoi Qeveria Kurti: Lajm tejet i keq, pasojat i paguajnë qytetarët
Ish-drejtori ekzekutiv i MCC-së, Petrit Selimi tha se paralajmërimet për mbyl...
-
Bekë Berisha: Edhe Fitore Pacollin do ta votoja, jam goxha praktik
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka shprehur gatishmërinë për të votuar kandi...
-
Sveçla jep detaje: Aksioni në Kaçanik po vazhdon, ka arrestime të reja
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se aksioni i ...
-
Vetaksident në Suharekë, vdes një person
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mbrëmjen e...
-
Albulena Haxhiu e gatshme për zgjedhje të reja, Hekuran Murati jo, çfarë po ndodhë në LVV?
Edhe sot për të gjashtën herë dështoi të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe p...
-
Asnjë kontakt se patën për institucionet, Haxhiu thotë se VV është e gatshme t’i pres partitë për të folur për zgjedhje
E propozuara e LVV-së për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, ka thë...
-
E vërteta sipas Gërvallës: Është e rëndësishme të theksohet se kush e bllokon procesin – ai që voton kundër
Deputetja e zgjedhur nga LVV-ja, Donika Gërvalla, ka theksuar se më e rëndësi...
-
Limaj i çon mesazh Kurtit: Vetëvendosje të lëshojë rrugë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje Lëvizjes V...
-
Muharremi: Kur thotë qeveria në detyrë “nuk duam zgjedhje”, mos po nënkupton koalicion stabil me PDK-në?
Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me deklarat...
-
Deda e kthen në kohë VV’në: Asnjëherë si opozitë nuk ua ka votuar kryeparlamentarin tjerëve
Analisti i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar në lidhje me ngërçin në ...
-
KEK: Përfunduam me sukses remontin e njësisë B1 para afatit të parashikuar
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se punimet për remontin e n...