Lajme

Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Ohrit pas vdekjes së 66-vjeçares me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 29 March 2020

Drejtoresha e spitalit të Ohrit, Sllavica Maleska është shkarkuar pas rastit me gruan 66 vjeçe nga fshati Tatesh i Strugës.

Memlume Ibrahimi ndërroi jetë nga virusi Kovid 19, por edhe krahas gjendjes së rënduar shëndetësore, ajo nuk është pranuar për kontroll në Repartin infektiv në Ohër.

Nga ky institucioni heshtin ndërsa ministri Filipçe paralajmëroi kontroll në spital.

-Advertisement-

Në ndërkohë, dhëndri i gruas së ndjerë, Alil Tela, thotë se në spitalin infektiv të Ohrit, pacienten as që kanë dashur ta kontrollojnë.

Tela thotë se ndihmë kanë kërkuar edhe nga Spitali në Strugë edhe nga ndihma e shpejtë në Vevçan, por nga atje u kanë thënë se nuk janë kompetent.

Hetim për të ndjerën ka hapur edhe Prokuroria Themelore Publike në Ohër.

Të gjithë 13 anëtarët e familjes më të gjerë janë testuar, ndërsa shtëpitë e tyre janë dezinfektuar.

Nga ndihma e shpejtë në Strugë thonë se struganët ende nuk i kanë marrë me seriozitet rekomandimet për izolim.

Bëjnë thirrje te të gjithë që kanë qenë jashtë vendit ose që kanë pasur kontakt me të infektuar të tregojnë kur kontaktojnë me mjekët.

Në Strugë në izolim janë gjithsej 89 persona, njofton Alsat-M.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera