Shkaqet e djersitjes së tepërt/ Sëmundjet dhe ilaçet që e shkaktojnë
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 04 June 2021
Djersitja është një proces natyral i trupit që çliron toksina dhe lëngje nga trupi. Të gjithë njerëzit djersitin sidomos në fazat e rritjes dhe më mbrapa dhe është një dukuri më se e zakonshme. Një reagim natyral i trupit kur ndjeni nxehtësi, gjatë gjumit, pas vrapit, kur ecni në rrugë apo edhe në situata stresuese.
Nëse keni gjithnjë duar dhe këmbë të lagura kjo simptomë mund të jetë edhe e trashëguar gjenetikisht. Gjithsesi kur djersitja është e vazhdueshme dhe e tepërt shkaqet mund të jenë shëndetësore dhe mund të kenë nevojë për kurim. Në këtë artikull tregohet disa nga sëmundjet e mundshme që mund të jenë duke ju shkaktuar djersitjen e tepërt. Sëmundjet specifike të cilat e shkaktojnë këtë reagim të trupit i gjeni të listuara si më poshtë.
Hipertiroidizmi
Hipertioridizmi është një sëmundje e cila prek hormonet e tiroideve që qarkullojnë nëpër trup. Simptomat e kësaj sëmundje varen ngushtë nga avancimi i saj në trup, por një nga më të dukshmet është edhe djersitja e tepërt. Kjo për shkak se hipertioridizmi përshpejton proceset kimike të trupit. Këto proçese do të nxjerrin më pas në mënyrë të pakontrolluar djersën nga organizmi.
Sheqeri i ulët
Sëmundje si diabeti i tipit 1 dhe i tipit 2, hipoglicemia apo problemet me tretjen mund të jenë ndër shkaqet e djersitjes. Nëse kuroheni nga diabeti apo keni sheqer të ulët në trup nga sëmundje të tjera, atëherë me shumë mundësi do të djersitni pa pushim.
Sëmundjet kancerogjene
Disa tipe të sëmundjeve kancerogjene mund të përfshijnë djersitjen e tepërt të trupit. Në varësi të fazës së avancimit të sëmundjes varet edhe djersitja e tepërt. Megjithëse mjekët nuk kanë arritur t’i japin ende një shpjegim se përse kjo ndodh, ky mund të jetë një reagim i trupit teksa lufton sëmundjen.
Menopauza
Rreth 70% e grave në fazën e menopauzës ankohen se herë pas here përjetojnë afshe të nxehta. Këto afshe e detyrojnë trupin edhe të djersisë në mënyrë që të sigurojë ftohjen natyrale të tij. Mjekët thonë se kjo ndodh për shkak të lëvizjeve të mëdha të nivelit të hormonit të estrogjenit në trup.
Stresi dhe ankthi
Problemet me stresin dhe ankthin mund të shkaktojnë djersitje të tepërt. Të dyja këto përjetime rrisin temperaturën e trupit gjë që çon në procesin e djersitjes.
Ilaçet
Edhe ilaçet mund të shkaktojnë djersitje të tepërt e megjithëse jo secila prej tyre. Ndër ilaçet që shkaktojnë djersitje të tepërt, përmendim ato për kurimin e presionit të lartë të gjakut, disa antibiotikë dhe disa suplemente. Nëse po përjetoni këto episode djersitjeje teksa kuroheni me ilaçe AgroWeb.org ju këshillon të flisni me mjekun tuaj. Në asnjë rast mos ndaloni së konsumuari ilaçin e këshilluar nga mjeku.
Të tjera
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...