Sport

Shikoni gafën e Lukakut 5 metra larg porte (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 12 June 2019

Belgjika fitoi 3-0 ndaj Skocisë, duke marrë fitoren e katërt radhazi në kualifikueset e Euro 2020. Përcaktues në këtë ndeshje ishte Romelu Lukaku me dy golat e tij, ndërsa De Bruyne iu shtua listës e një gol në fund të ndeshjes.

Sulmuesi belg ka ruajtur formë të jashtëzakonshme me kombëtare, ku numëron 8 gola në 6 ndeshjet e fundit, por në ndeshjen ndaj ekipit skocez u bë protagonist i një gafe.

I gjendur vetëm 5 metra larg porte dhe me topin para tij për ta dërguar në rrjetë, Lukaku nuk arrin të godasë as me finte e as drejt, duke e përplasur topin në këmbën tjetër dhe nuk arrin të shënojë një rast flagrant.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera