Rozë

“Shiko se burri yt është inatosur”/ Chiara Ferragni ka dy fjalë për kritikët: Mendje fanatike (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 24 November 2022

Blogerja e famshme, Chiara Ferragni, ndan me miliona ndjekësit e saj fotografi nga më të ndryshmet në profilet e saj në rrjetet sociale. Aty nuk mungojnë as fotot seksi dhe provokuese, ku shfaqet me të brendshme, bikini, ‘topless’ apo edhe nudo.

E si pasojë, nëna e dy fëmijëve përballet herë pas here me kritika të shumta nga ndjekësit e saj. Për këtë arsye, ndikuesja dhe sipërmarrësja italiane ka vendosur t’u përgjigjet këtyre komentuesve duke i cilësuar ato si “mendje fanatike”.

Bashkëshortja e reperit të njohur, Fedez, vuri në dukje se nuk ka asgjë të keqe të tregosh trupin tënd.

-Advertisement-

“Por këto komentet: “Chiara çfarë po ndodh me ty? Shiko se burri yt është inatosur”. Pse të inatoset sepse postoj një video me të brendshme siç kam bërë gjithmonë në jetën time. Nuk ka asgjë më të bukur se sa të jesh rehat me trupin tënd.

Dhe nëse dua t’i tregoj atij se çfarë nuk shkon me këtë? Unë nuk i bëj asnjë të keqe askujt, përveç mendjeve tuaja fanatike”, tha blogerja për miliona ndjekës në rrjetet sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera