Shfaqja e nishaneve të kuq në trup/ Rastet kur janë shqetësuese
Autori: Gazeta inFokus 06:54 | 03 December 2020
Nishanet e kuqe në lëkurë nuk janë domosdoshmërisht një problem shëndetësor, përveçse në rastet kur ju bezdisin apo gjakosen. Në këtë rast duhet të vizitoheni menjëhere tek mjeku. Nishanet janë njolla të cilat mund të shfaqen dhe zhduken papritur nga trupi juaj.
Mund të kenë ngjyra të ndryshme që variojnë nga kafja e errët tek e kuqja. Megjithatë nëse flasim specifikisht për nishanet e kuqe, shfaqja e përhershme dhe pa shkak e tyre mund të jetë shqetësuese. Në këtë artikull tregohen mënyrat se si të dalloni shkaqet dhe natyrën e këtyre nishaneve.
Informacione bazë mbi nishanet e kuqe
Nishanet e kuqe mund te kenë edhe një origjinë gjenetike apo të shkaktohen nga plakja e lëkurës, por edhe në këtë rast duhet t’i kontrolloni me kujdes. Ky lloj nishani i kuq, shfaqet zakonisht gjatë moshës 40 – 50 vjeç. Në raste të veçanta mund të shfaqen edhe në mosha më të hershme duke filluar që nga fëmijëria.
Këto nishane shkaktohen nga zgjerimi i kapilarëve si simptomë anësore e sëmundjeve të zemrës. Zakonisht shfaqen në zonën e krahëve, kurrizit dhe gjoksit. Janë simptoma të ngjashme me ato të venave varikoze vetëm se shfaqen në formë rrethore dhe në ngjyrë të kuqe të ndezur.
Nishane të kuqe apo njolla të kuqe në lëkurë
Duhet të keni parasysh të mos ngatërroni njollat e lëkurës me nishanet e kuqe. Njollat e kuqe në lëkurë mund të shfaqen njësoj si venat varikoze si pasojë e plasjes së venave dhe nuk kanë formë rrethore. Mund të shfaqen gjatë kohëve me temperaturë të lartë, gjatë shtatzanizë apo kur keni dëmtime të vogla të lëkurës. Shenjat e kuqe mund të jenë edhe të mbatura që nga lindja.
Ato mund të zbehen gjatë viteve ose të qëndrojnë në lëkurë gjatë gjithë jetës. Gjithsesi e rëndësishme për këto njolla është se nuk janë shqetësuese dhe nuk kërkojnë kontroll të specializuar mjekësor. Ndërsa në rastet e nishaneve të kuqe megjithëse nuk bëhet fjalë për nishanë kancerogjenë është e rëndësishme t’i kontrolloni sa herë që shihni të rinj. Në shumë raste këto nishane mund të gjakosen, t’ju japin bezdi apo t’ju dhembin.
Në këto raste duhet të drejtoheni patjetër tek mjeku apo dermatologu. Jini të kujdesshëm edhe me ngjyrën që kanë, nëse nishanet tuaja marrin më ngjyrë më të errët gjatë viteve, konsultohuni me specialistin.
Si mund t’i eleminoni
Siç thamë edhe pse nuk paraqesin një rrezik të madh për shëndetin, këto pika të vogla të kuqe mund t’ju bezdisin. Këshillohet se nuk duhet të mundoheni t’i hiqni në shtëpi këto nishane pasi mund të keni gjakderdhje të mëdha dhe të jenë shumë e rrezikshme. Drejtohuni gjithnjë tek mjeku për t’i eleminuar në mënyrë të specializuar. Ekzistojnë metodat me lazer apo bisturi të cilat janë definitve për nishanet. Kujdesuni që të hidratoni dhe të mbroni gjithnjë lëkurën tuaj, sidomos gjatë ekspozimit të gjatë në diell./AgroWeb.
Të tjera
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...