Shfaqet intervista e papublikuar e Navalny: Nëse më vrasin, ka të tjerë që…
Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 07 March 2024
Alexei Navalny, i cili vdiq në burg në shkurt, besonte se vdekja e tij nuk do të ndryshonte asgjë në lidhje me betejën politike që ai po zhvillonte në Rusi dhe se “humë të tjerë ishin gati për të zënë vendin e tij, sipas një interviste që ai dha në dhjetor 2020, që nuk ishte shfaqur kurrë.
Videoja në fjalë është publikuar sot nga media franceze Libération dhe LCI.
“Unë besoj se nëse më vrasin, asgjë nuk do të ndryshojë sepse ka njerëz të tjerë të gatshëm për të më zëvendësuar”, tha Navalny në atë kohë. “Anëtarët e grupeve më mbështesin dinë të punojnë pa mua, sepse kaloj shumë kohë në burg çdo vit dhe ata janë mësuar të punojnë pa mua,” shtoi ai.
Navalny vdiq më 16 shkurt në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht në një burg të Arktikut ku vuante një dënim 19-vjeçar për “ekstremizëm”. Varrimi i tij u bë të premten e kaluar në Moskë.
Më 17 dhjetor 2020, në Berlin, saktësisht një vit para kthimit të tij në Rusi dhe arrestimit të tij, Navalny ishte takuar me Jacques Mer, i cili në atë kohë ishte anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportues special për hetimin e helmimit të Navalny.
Navalny më pas dha një intervistë të filmuar për Mer, duke folur për rrethanat në të cilat u helmua në vitin 2020, rolin e inteligjencës ruse dhe vetë Putinin.
Kur Zhak Mer e kishte pyetur nëse mendonte se do të arrestohej pas kthimit në Rusi, Navalny ishte përgjigjur në mënyrë karakteristike: “A do të më arrestojnë në aeroport? Ose me vone? Nuk e kam idenë”.
Ajo intervistë megjithatë nuk u bë kurrë publike e ditës dhe më në fund u publikua sot, pas vdekjes.
Të tjera
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e r...
-
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë strehim urgjent për civilët
Gjermania po punon për hartimin e një liste të bunkerëve që mund të ofrojnë s...
-
Angela Merkel… multimilionere me botimin e kujtimeve!
Interesim i madh si rrallëherë për një libër politik gjerman. Libri i ish-kan...
-
Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jas...
-
Ministri Peci thotë se gjatë mandatit të tij ka mbështetur gratë e Krushës me 1 milionë e 933 mijë euro
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në rrjetin social Facebook ka thënë se brend...
-
Tentim-grabitje në një market në Ferizaj, të dyshuarit e mitur hasin në rezistencën e pronarëve – Policia arreston dy personat në vendngjarje
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit, rre...
-
Gazetari Dakaj e vë në siklet Dimal Bashën, pasi e pyet a je gati ta sfidosh fëmijën tënd ta praktikojë doracakun e edukatës seksụale
Doracakët “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për mësimdhënësit kanë sh...
-
Shkup, gruaja 61-vjeçe solli në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare, përcje...
-
Jasharaj: Qeveria Kurti ka bërë çmos që t’i shuajë sindikatat
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë Rrahman J...
-
Cilat vende në Evropë po shkojnë drejt shndërrimit në shoqëri pa para?
Vendet nordike të Evropës janë më të përgatitura për një të ardhme ku paratë ...
-
Gjykatësja federale pushon çështjen penale ndaj Trump, për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020
Një gjykatëse amerikane pushoi të hënën çështjen gjyqësore lidhur me akuzat n...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me qindra ekipe mobile për kategori të ndryshme votuesish
Qindra ekipe mobile do të formohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) m...