Auto&Tech

Shfaqen specifikat dhe fotografitë e Honor Magic 2

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 22 October 2018

Në panairin e teknologjisë IFA 2018 presidenti i Honorit, George Zhao, ka paralajmëruar smartfonin e ri të quajtur Magic 2.

Tani, janë shfaqur specifikat dhe fotografitë e këtij smartfoni duke zbuluar pamjen e tij reale.

Honor Magic 2 pritet të vijë me ekran 6.4-inç AMOLED me rezolucion Full HD+ dhe me raport të ekranit gati 100 për qind, që do të thotë pjesa e përparme e tij është pothuajse tërësisht vetëm ekran, transmeton Koha.net. Po ashtu, ekrani do të përfshijë kamerën e përparme prej 16 megapikselë dhe veçorinë 3D Face Unlock për identifikim të fytyrës. Pasi që nuk shihet sensori për gishta, atëherë ai mund të jetë i vendosur nën ekran.

-Advertisement-

Pjesa e pasme e Honor Magic 2 zbulon se kompania është duke përgatitur tre kamera. Kamerën e dyfishtë prej 16 + 24 megapikselë dhe të tretën po ashtu prej 16 megapikselë. Këto kamera, siç duket, do të jenë të renditura vertikalisht.

Gjithashtu, Magic 2 thuhet se do të ketë asistentin AI të quajtur Yoyo. Ky asistent mund të përgjigjet në pyetjet triviale, të tilla si “Kush është më e bukur – unë apo ti?”.

Honor Magic 2, po ashtu, do të punojë me sistemin operativ EMUI 9.0, i bazuar në Android Pie dhe do të ketë baterinë prej 3,400 mAh.

Për t’i vërtetuar të gjitha këto detaje, duhet të presim deri në lansimin zyrtar që është caktuar për 31 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera