Lajme

Shfaqen grafite serbe në veri të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 18 August 2022

Të mërkurën presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, në selinë e NATO-s në Bruksel.

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët, Stoltenberg ia bëri me dije Vuçiqit se NATO është e gatshme të ndërmarrë çdo masë të nevojshme për ta siguruar paqen, stabilitetin dhe lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Si kundërpërgjigje, në veri të Mitrovicës janë shfaqur grafite në gjuhën serbe, ku shkruan “Mos u shqetësoni, ne jemi këtu, po presim”.

-Advertisement-

Grafite të ngjashme ishin shkruar edhe më herët në rrugët e Mitrovicës së Veriut, por edhe në komunat tjera në veri të Kosovës, por tani për herë të parë u shfaq nënshkrimi “Brigada e Veriut”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera