Lajme

Sherr me thika në Itali, vdes 45-vjeçari kosovar

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 13 October 2022

Një 45-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën gjatë natës pas një sherri me thika në qarkun e Fierës, në Treviso të Italisë.

Sipas TGCOM 24, disa nga personat e përfshirë në përleshje kanë marrë plagë të rënda, ndërsa të tjerët janë larguar nga vendngjarja përgjatë bregut të lumit Sile.

Policia italiane po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

-Advertisement-

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit. Poashtu, dyshohet se sulmi të ketë qenë i planifikuar, pasi sipas dëshmitarëve okularë, përpara sherrit në zonë janë parë një grup njerëzish që zbritën nga një furgon, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera