Fun & Video

Sherr masiv në Itali: Dy shqiptarët bëjnë për spital marokenin

Autori: Gazeta inFokus 00:13 | 24 July 2017

Një përleshje ka ndodhur mes dy shqiptarëve dhe një marokeni mbrëmë në “Sheshin e Dëshmorëve”, në Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, ku tre të rinj, dy shqiptarë dhe një maroken, filluan një sherr me fyerje dhe britma, por që ka përfunduar me rrahje. Mësohet se djali maroken është ndjekur dy shqiptarët të cilët e kanë rrahuar, por ai ka mundur t’u shpëtojë. Por në një pikë tjetër një mik italian i shqiptarëve, erdhi me shpejtësi me makinë në park dhe pa marokenin të plagosur, ku dhe ky e goditi, por policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe e ndihmoi atë.

Agjentët e skuadrës Flying, pas dëgjimit të historisë së të riut, e shoqëruan atë në spital, ku u mjekua për lëndime në dorë dhe në kokë.

Historia e pabesueshme përfundon në dhomën e emergjencës, ku marokeni takohet përsëri me tre të tjerët, pasi njëri prej tyre ishte plagosur. Oficerët i dëgjuan të gjitha versionet e ngjarjes, ndërsa skuadra është duke punuar për të kuptuar, se si qëndron e verteta.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera