Sport

Sherr dhe krisma arme në spital, ylli i futbollit turk rrezikon 12 vite burg (Video)

Autori: Gazeta inFokus 07:55 | 16 October 2018

Nata më e “çmendur” e jetës së tij mund t’i kushtojë shtrenjtë yllit turk të futbollit, Arda Turan.

Jeta e tij mori një trajektore të pabesueshme pasi nga shkëlqimi tek Atletiko e Barcelona përfundoi tek sherret banale në baret e natës në Stamboll, me kulmin që arriti pak ditë më parë kur grushtoi këngëtarin Berkay Sahin dhe i ngacmoi seksualisht bashkëshorten.

Pikërisht për këtë ngjarje Arda Turan nuk do të falet nga autoritetet turke, por rrezikon plot 12 vite burg, pasi akuzat që rëndojnë mbi të janë “armëmbajtje pa leje” dhe “sulmi seksual”.

-Advertisement-

Sherri që po i shkatërron karrierën ish-kapitenit të Kombëtares së Turqisë në futboll, nisi pasi Turan ngacmoi bashkëshorten e këngëtarit Sahin dhe në bar pati përleshje, grushtime masive e gjak, me skenën që u regjistrua nga kamerat e sigurisë.

Përplasja Turan-Berkay vazhdoi edhe në spital, ku këngëtari u transportua për të kuruar plagët e marra në fytyrë. Edhe këtu kamerat kanë regjistruar Turan që ka bërë “budallallëkun” më të madh të jetës, duke hyrë me pistoletë i shoqëruar nga vëllai i tij, Okan Turan.Futbollisti dhe Berkay Sahin nisën një bisedë të qetë, por situata eksaloi dhe pas 18 minutash diskutim, Arda nxori pistoletën, duke e hedhur mbi tavolinë dhe duke i thënë Berkay-t: “Bëj ç’të duash me këtë armë, nëse nuk më beson”.

Berkay e mori pistoletën dhe e hodhi mbi një karrige, duke thënë: “Nuk ka nevojë të vazhdojmë me poshtërim”. Arma është gjithë kohën mes tyre, ndërsa në një moment Berkay i tha Arda Turanit që kishte gabuar dhe duhej të kishte kërkuar falje që në fillim.

Aty Arda u acarua dhe mori armën, duke e shkrepur me tytën drejtuar nga dyshemeja. Në atë kohë nuk ishte askush në sallë, ndërsa kamera nuk e ka filmuar atë moment, pasi nuk ishte në rreze. Plumbi bëri rikoshetë dhe goditi një printer në spital, ndërsa askush nuk shkoi në sallë, ndoshta nga frika.

Debati u nxeh sërish dhe pati ngritje zëri gjatë rrugës për të dalë nga spitali. Në 7 të mëngjesit Arda u pa në dhomën e emergjencës së spitalit me një grup të madh personash, ndërsa më pas u largua.

Ndërkohë turku aktualisht aktivizohet me Bashakshehirin në kampionatin vendas, por është i skualifikuar me 16 ndeshje që nga sezoni i shkuar dhe nëse shpallet fajtor dhe dënohet, do të shënonte të “tatëpjetën” më të rrezikshme në historinë e futbollit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera