Shërbyesit civil të pakënaqur me shefat e tyre, deponohen qindra ankesa në Këshillin Mbikëqyrës
Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 02 August 2023
Qindra shërbyes civil janë të pakënaqur në institucionet publike.
Vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti 900 zyrtarë të shërbimit civil janë ankuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Sipas këtij institucioni ky numër i ankesave nga zyrtarët që janë të pakënaqur me punën në publik për arsye të ndryshme është bërë për periudhën 1 janar deri më 30 qershor të vitit 2023, shkruan Gazeta Infokus.
“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK), në gjashtë mujorin e parë të vitit 2023, gjegjësisht në periudhën 1 Janar – 30 Qershor 2023 ka pranuar/regjistruar gjithsejtë 900 ankesa nga nëpunës civil/kandidat për pranim në Shërbimin Civil të Kosovës. KPMShCK, përveç ankesave të pranuara gjatë kësaj periudhe, ka pasur për shqyrtim edhe 311 ankesa të bartura nga viti 2022, dhe 30 ankesa të viteve paraprake për të cilat u detyrua për vendosje nga Gjykata Themelore në Prishtinë/Departamenti për Çështje Administrative”, kanë deklaruar nga KPMShC, shkruan Gazeta Infokus.
Në fillim të vitit 2022 Këshilli Mbikëqyrës pati për trajtim 1 mijë e 241 ankesa duke përfshirë edhe ato që nuk kishin përfunduar të vitit 2022.
Derisa tani në proces të shqyrtimit janë vetëm edhe 330 ankesa të bëra nga zyrtarët publikë.
“Bazuar si me sipër, rrjedh se në gjashtë mujorin e pare të vitit 2023, kanë qenë për shqyrtim gjithsejtë 1241 ankesa, ku si rrjedhojë prej tyre 911 ankesa apo 73.41% e numrit të përgjithshëm të ankesave janë shqyrtuar dhe palët janë njoftuar lidhur me vendimmarrje, ndërsa 330 ankesa apo 26.59% të ankesave të pranuara janë në proces të shqyrtimit dhe vendosjes”, thuhet në njoftim.
Mirëpo ende nuk dihet se kur do të përfundojë shqyrtimi i ankesave që kanë mbetur pa shqyrtuar./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Takimi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Pejë nisi me një minut heshtje për tragjedinë në Jabllanicë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se takimin e sotëm me shtabin ...
-
Haradinaj mban takim në Junik: Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Muharremi tallet keq me ‘premtimin’ e Kurtit: Ekonomi Magjike: Si të bësh pagën 1,200€ pa e ditë as vet
Analisti, Shenoll Muharremi ka reaguar pas një deklarate premtimi elektoral q...
-
Limaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Nuk bëhet pyetja pse na nuk ‘guxojmë’ me pi kafe në Serbi, por pse ju shkoni kaq lehtë e pse hasmi ju do kaq shumë
Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj i pyetur se pse partia në pu...
-
Të martën mbledhje komemorative për epidemiologun, Isuf Dedushaj
Të martën do të mbahet mbledhje komemorative për epidemiologun e parë shqipta...
-
Gërvalla nuk ka të ndalur, ‘sụlmon’ Thaçin e Mustafën, s’e lë anash sërish as Haradinajn
Zëvendësja e kryeministrit Albin Kurti, Donika Gërvalla Schwarz, ka vazhduar ...
-
Hysen Çekaj – Djali i Heroit të UÇK-së, kandidat për deputet nga LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit
Hysen Çekaj, i biri i heroit të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare t...
-
Kurti shpreh ngushëllime: Vdekja e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për tragjedinë në Jabllanicë t...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë. Institu...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Me Bedri Hamzën Kryeministër edhe bizneset munden ma mirë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana ...
-
Tubim i jashtëzakonshëm, Anton Quni: Energji e fuqishme ndryshimi në Viti
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni ka publiku...
-
Shahin Dervishaj pas ngjarjes tragjike në Gjakovë: Jam thellësisht i pikëlluar, Zoti i mëshiroftë tre fëmijët
Shahin Dervishaj nga PDK, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjakovë ku si p...