Lajme

Shërbimi Korrektues fillon me lejimin e vikendeve të rregullta për të burgosurit e vaksinuar

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 04 October 2021

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga nesër, 05 tetor 2021, do të fillojë me lejimin e vikendeve të rregullta për të burgosurit e vaksinuar.

Sipas tyre lehtësimi i masave ka filluar në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, komfor gjendjes epidemiologjike, vaksinimit nëpër institucione korrektuese dhe vendimeve të Qeverisë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, shkruhet në njoftim

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera