Lajme

Shenoll Muharremi: Java kritike e dialogut

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 28 October 2023

Njohës i çështjeve të integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, këtë jave e ka cilësuar si kritike për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka paraqitur kronologjinë e ngjarjeve kryesore të javës të dialogut pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Gjithashtu Muharremi në këtë postim ka paraqitur qëndrimet dhe veprimet e lëvizjet kryesore të akterëve kryesor.

-Advertisement-

“21 tetor 2023: Emisarët Special u takuan me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në Prishtinë dhe Beograd dhe ju prezantuan statutin ‘modern dhe evropian’ të Asociacionit dhe Planin e modifikuar dhe balancuar.

26 tetor 2023: Përfaqësuesi i Lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme dënoj sulmin terrorist. Deklaroj që palët nuk po pajtohen, përkundër faktit që Qeveria e Kosovës kishte pranuar zyrtarisht marrëveshjen dhe propozimet”, thuhet në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Këtu po e paraqes kronologjinë e ngjarjeve kryesore të javës me kritike dhe thelbësore të Dialogut Kosovë-Serbi të Lehtësuar nga Bashkimi Evropian – pas sulmit të Banjskës me 24 shtator. Gjithashtu i paraqita edhe qëndrimet dhe veprimet e lëvizjet kryesore të akterëve kryesor.

21 tetor 2023: Emisarët Special u takuan me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në Prishtinë dhe Beograd dhe ju prezantuan statutin ‘modern dhe evropian’ të Asociacionit dhe Planin e modifikuar dhe balancuar.

26 tetor 2023: Përfaqësuesi i Lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme dënoj sulmin terrorist. Deklaroj që palët nuk po pajtohen, përkundër faktit që Qeveria e Kosovës kishte pranuar zyrtarisht marrëveshjen dhe propozimet

27 tetor 2023: Konkluzionet e Këshillit dënuan incidentin e dhunshëm dhe kërkuan autorët të kapen e sjellën para drejtësisë. Këshilli kërkoj zbatimin e marrëveshjes dhe planit zbatues nga të dyja palët përfshi asociacionin dhe organizimin e zgjedhjeve në veri..

27 tetor 2023: Kancelari Gjerman, Presidenti Francez dhe Kryeministrja Italiane publikuan një deklaratë të fuqishme të përbashkët ku kërkuan “Zbatim të Asociacionit nga Kosova dhe Njohje de-fakto nga Serbia” pa vonesë.

28 tetor 2023: Departament i Shtetit mirëpret zhvillimet dhe diskutimet në Bruksel dhe i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që urgjentisht dhe seriozisht të angazhohen për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga dialogu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera