Sport

Shënoi golin e parë në fanellën e Liverpoolit, këto janë fjalët e Diogo Jotas

Autori: Gazeta inFokus 00:00 | 29 September 2020

Diogo Jota e ka shënuar golin e parë në fanellën e Liverpoolit, pas transferimit nga Wolves, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi portugez i’a siguroi fitoren redsave, pasi në minutën e 88’ realizoi për rezultatin përfundimtar, Liverpool 3-1 Arsenal.

Jota u inkuadrua në lojë në minutën e 80’ dhe brenda 8 minutave e gjeti golin e parë me ‘The Reds’.

-Advertisement-

Pas përfundimit të takimit, ai tha se ishte ndeshje e çmendur, derisa zbuloi se çfarë i tha Klopp pasi e inkuadroi në lojë.

“Ishte një ndjenjë e çmendur. Vetëm do kisha dashur të ishte stadiumi i mbushur, por jam i lumtur që e konfirmova fitoren për ekipin. Klopp më tha të bëj presion te kundërshtarët dhe të luaj futboll të bukur”, deklaroi Jota.

Kjo ishte fitorja e tretë e Liverpoolit në tri takimet e para në këtë sezon të ri në Premierligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera