Sport

Shënoi 3 gola në 38 ndeshje, “ylli” i PSG-së është votuar si dështimi i vitit

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 17 June 2022

“Cili lojtar është dështimi i vitit?”, është pyetja e cila ka marrë 100,000 përgjigje plus dhe opinionin e një paneli ekspertësh. Lojtari i cili është votuar më shumë është “ylli” i Paris Saint-Germain, Georginio Wijnaldum.

Mesfushori refuzoi transferimin te Barcelona në verën e vitit të kaluar, në vend të kësaj kaloi nga Liverpool në Paris Saint-Germain me parametra zero. Ndërsa ishte planifikuar si një lojtar kyç te Barça, holandezi nuk e gjeti këtë rol te skuadra e “yjeve” në Francë.

Në sezonin 2021-2022, Wijnaldum numëron 38 paraqitje me parizienët, dhe nga to vetëm 11 i nisi si titullar, ndërsa ka shënuar vetëm 3 gola.

-Advertisement-

Mesfushori holandez, jo vetëm që u zgjodh si dështimi i sezonit nga tifozët, por mund të humbasë edhe Kupën e Botës në Katar. Trajneri i Holandës, Louis van Gaal nuk e grumbulloi atë për ndeshjet e Nations League në qershor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera